Nje lutje meshiruese

Një lutje mëshiruese

Pastaj gruaja e veshur me të zeza,me fëmijën shtrënguar,diç fjalosi me shoferin,ku u dëgjua vetëm fraza e fundit " nuk kam asnjë lekë tjetër", e ndërkohë mori rrugën nga spitali i vetëm i qytetit. Sapo arriti te dera kryesore,Egzoni i vogël 3 vjeçar i kërkoi ujë për të pirë.Në mes të asaj rrokopuje të bezdisshme, e djersitur,e lodhur dhe e raskapitur nga pagjumësia,rruga e gjatë,e mbi të gjitha sëmundja e fëmijës, e cila e kishte sjellë në qytet,ngjiti shkallët dhe u fut në pavionin e pediatrisë.

Në koridor e ndesh ballë për ballë me një grua rreth të dyzetave me një bluzë të bardhë njolla-njolla hedhur krahëve.E pyeti për mjekun,por ajo i tha se nuk ndodhet në pavion,por vjen pas pak.Pas më shumë se një orë,mjeku pediatër arriti në zyrën e tij të vizitave,në pavionin e pediatrisë. Ai vinte nga klubi ku që në mëngjes herët rrëkëllente njëra pas tjetrës gotat e konjakut,në mëngjesin e kësaj dite me vapë të pranverës.Radha u bë e gjatë.Gruaja me të zeza dhe me fëmijën në prëhër,ish ulur në një stol të drunjtë dhe po pajtonte Egzonin që qante papra.

 -Mbani radhën,pajtoni fëmijën,se doktori është në vizitë,-u dëgjua zëri i infermieres.Kishte dhe nja dy tre gra përpara nënës së Egzonit,i cili tashmë nuk qante,por mundohej me mendjen e tij ta bindte nënën që mos t\'i bëjnë gjilpëra. Ajo hyri në vizitë e fundit.Mjeku pediatër i bëri vizitën Egzonit shpejt e shpejt,e pasi ndezi një cigare,u drejtua së ëmës:- Fëmija ka ftohje.Ne nuk kemi kushte as mundësi për ta shtruar.Me këtë recetë do të blesh ilaçet në farmacinë...dhe belbëzoi emrin e farmacistit që kishte kthyer gllënkat e konjakut mëngjesin e asaj dite.

-Aman doktor,vij nga larg dhe djalin e kam tash dhjetë ditë të sëmurë dhe duhet të ma shtroni në spital.Nuk kam lekë për t\'i blerë ilaçe dhe atje në fshatin tonë nuk ka infermiere.Ik,ik.Kaq kemi për detyrë,tha mjeku dhe filloi të numëronte lekët që kish grumbulluar në tavolinë nga vizitat e atij mëngjesi. Gruaja me të zeza me lotë në sy përseri iu lut mjekut,por ai mr shpejtësi mbylli derën dhe u drejtua në kafene për të vazhduar ritualin e përhershëm me xhepat e fryrë nga vizitat e atij mëngjesi pranveror.


/autori: Gjon Necaj/

IkubInfo 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama