Nje mashkull seksi? Ja ngjyrat e pershtatshme!

Një mashkull seksi? Ja ngjyrat e përshtatshme!
Tani që të gjitha ngjyrat janë të tolerueshme për meshkujt, ekz iston ende një problem. Si t’i përshtatni me ngjyrën e lëkurës, apo tipareve tuaja, që të jeni më të hijshëm, më të pashëm e më të suksesshëm? Ja një guidë miqësore se si të vishni ngjyrën e duhur, pa u ndikuar nga tendencat e modës dhe as nga çmimet “e kripura” të butikëve. Përcaktoni mirë tiparet tuaja dhe zgjidhni veshjen dhe kombinimin e duhur...

TIPARE TË ERRËTA

Meshkuj me tipare mesdhetare, lëkurë të errët, sy kafe dhe flokë gështenjë e theksuar? Atëherë duhet të visheni patjetër me veshje që kanë ngjyra të shndritshme, përfshi këtu edhe të bardhën. E kuqja e ndezur, portokallia, jeshilja, ngjyrat e argjendta janë ideale për t’i dhënë pamjes suaj shumë finesë, klas dhe gjallëri. Përndryshe ngjyrat e çelëta jua errësojnë edhe më tiparet.

TIPARE TË MESME

Meshkujt me lëkurë jo fare të bardhë, por me ngjyrën e syve blu ose jeshil dhe flokë gështenjë të hapur? Për ju janë ngjyrat e tokës, e kafenjta, jeshilja e errët, grija dhe ngjyrat e fildishta. Janë të duhurat nëse doni të dukeni të veshur me shije.

TIPARE TË ZESHKËTA

Meshkuj me lëkurë të errët dhe flokë të çelët? Ngjyrat e errëta nuk janë aspak të përshtatshme. Për ju janë ngjyrat e mesme, pa shumë shkëlqim dhe ngjyrat e ngrohta si roza, e verdha dhe vjollca e butë.

TIPARE TË ZBARDHURA

Gjithashtu, edhe meshkujt me tipare të zbardhura mund të përdorin veshje me ngjyra të ftohta, nuanca të ngjyrave gri dhe blu. Kujdes! Jepini rëndësi ngjyrave të këmishëve dhe trikove sipër tyre. Përpara pasqyrës duhet të jeni në gjendje të kuptoni pluset dhe minuset e pamjes suaj nga ngjyrat. Nëse nuk do t’i jepni rëndësi ngjyrës së syve, lëkurës dhe flokëve, gjithnjë do të gaboni me ngjyrat bazë siç janë e zeza, e bardha, grija, bluja, kafja. Këto bëjnë pjesë në grupin e ngjyrave klasike, të cilat nëse vendos t’i kesh në gardërobë ke bërë zgjedhje inteligjente. Kujdes duhet të bësh me ngjyrat e ndezura. Jo të gjithëve u shkojnë, ato lidhen shumë me stilin e të veshurit dhe temperamentin.

KOMBINIME PËR TË GJITHË

Xhins me xhaketë gri, të zezë, kafe, bezhë dhe të bardhë. Pantallona stof gri me këmishë rozë e lehtë, e bardhë, e zezë, gri, blu e errët. Xhaketë lëkure e zezë me triko të zezë, blu, rozë, kafe, vjollcë e mbyllur. Këpucë kafe me pantallona xhins, kadife në ngjyrat kafe dhe bezhë. Kostum blu i errët me këmishë gri, rozë, ose blu e lehtë.

KOMBINIME TË NDALUARA

  1. Jo këmishë të zezë me xhaketë kafe, ose e kundërta.
  2. Jo kravatë të kuqe ose portokalli me këmishë të bardhë.
  3. Jo kravatë serioze me xhakete lëkure.
  4. Jo atlete sportive, në qoftë se sipër këmishës nuk keni veshur triko.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama