Nje medikament per te luftuar kancerin e gjirit

Nje medikament per te luftuar kancerin e gjirit
Duhet të hiqni dorë nga duhani, hani në mënyrë të ekuilibruar, lëvizja … parandalimi i kancerit fillon zakonisht me ndryshimin e sjelljes. Por gjithnjë për ilaçet ka vend, sidomos për kancerin e gjirit. Një ekip ndërkombëtar ka zbuluar një hormonoterapi që lejon uljen deri në 65 për qind të rrezikut nga kanceri. Rezultatin e studimit të tyre, ata studiuan 4500 gra në periudhë menopauze, e kanë bërë publik gjatë një kongresi të Shoqërisë Amerikane të Onkologjisë klinike. Rezultatet janë publikuar edhe në prestigjiozen New England Journal of Medicine (NEJM).

Çdo vit në të gjithë botën diagnostikohen 1.3 milionë gra që janë prekur nga kanceri i gjirit. Disa grupe grash janë konsideruar si më të ekspozuara, si pasojë e një mutacioni gjenetik apo të faktorëve të tjerë si mund të jenë precedentët në familje.

Hormonoterapia nëpërmjet anti-ostrogjenëve, tamoksifen dhe raloksifen, tashmë përdoren në Shtetet e Bashkuara, por për këto dy lloj ilaçesh nuk janë përshkruar efektet anësore të rënda: si kancer i uterusit, probleme pulmonare. Te gratë në menopauzë, këto molekula bëhen hormonoterapi të referencës për të arritur më pas në një lloj parandalimi të kancerit të gjirit. Në këtë mënyrë, ato mund të jenë më efikase dhe më pak toksike se tamoksifena.

Kështu afër 4500 gra nga shtete të ndryshme, të cilat janë të rrezikuara të preken nga kanceri i gjirit, janë rekrutuar për këtë studim. Gjysma e tyre janë trajtuar me një kokërr ekzemestan në ditë, ndërsa grupi tjetër kanë marrë një kokërr placebo. Tre vjet pas këtij trajtimi rezultoi se kemi pasur shfaqje të kancerit në 43 raste: 32 raste të ardhura nga grupi që pinë placebo dhe 11 nga grupi tjetër, gati 65 për qind më pak të rasteve. Efektet anësore afsh apo dhimbje kockash, kanë qenë pak më të shpeshta gjatë trajtimit, por cilësia e jetesës ishte thuajse e njëjtë te të dyja grupet. Asnjë problem kardio-vascular apo të kockave nuk është shfaqur dhe as prania e ndonjë tipi tjetër kanceri. Por edhe periudha trevjeçare e studimit është e kufizuar. “Ne kemi një trajtim parandalues më efikas nga mënyrat që ekzistojnë tashmë, kjo është një mundësi, prandaj gratë duhet të informohen”, pohon njëri prej mjekëve, i cili shton se kohëzgjatja optimale do të qe 5 vjet. Ndërsa mjekë të tjerë pohojnë se vdekja nga kanceri i gjirit është një nga shkaqet më të mëdha të vdekjes së grave, atëherë duhet të përshtaten menjëherë këto kura.

Dhimbjet e kockave

Përdorimi i këtyre ilaçeve tashmë është pranuar në mënyrë unanime. Përdorimi i këtyre ilaçeve në 30 për qind të rasteve ka sjellë edhe dhimbje kockash, të cilat janë shumë të forta. Prandaj është e diskutueshme nëse është e udhës të marrësh një ilaç që ka efekte të tilla. Por për kancerologët është e rëndësishme që parandalimi i kancerit të gjirit duhet të kalojë njëherë nga ushqimi dhe një aktivitet fizik të rregullt, efikasiteti i të cilave tashmë është treguar.

Sipas profesor Pascal Pujol, i cili është i bindur nga rezultatet e ilaçeve, gratë që përfaqësojnë një rrezik të madh të preken nga kjo sëmundje duhet të fillojnë trajtimin me medikamente. Ndërkohë, priten dhe daljet e studimeve të tjera në lidhje me terapi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama