Fotoja mendohet se është bërë ditë më parë dhe tregon merimangën, që i ka ngulur këmbët e saj një zogu të ngordhur, ngaqë ishte zënë kurth në rrjetë, në një pronë afër Atherton, në perëndim të Cairns-it.
Joel Shakespeare, kujdestari i merimangave në Parkun australian të zvarranikëve, ka informuar se kjo lloj merimange thur rrjeta gjigande në formë të rrumbullakët. Me këto rrjeta, këto merimanga kapin insekte të mëdha, prandaj nuk është e pazakontë të shohësh një merimangë të tillë duke ngrënë një zog.
Gazeta: Shekulli