Le ta pranojme qe letersia gjermane e ka te veshtire ne Shqiperi. Sikurse ndodh rendom ne bote rastesite politike percaktojne gjithe te tjerat. Periudha e arte e leximeve ne Shqiperi, vitet 60-90 qelloi nen nje shtet totalitar qe u ngrit pas modelit sovjetik e nen nje udheheqje qe e ruajti deri-diku lidhjen kulturore me vendet e shkollimit, Francen ose Italine.
Keshtu ndodhi qe shkrimtaret me popullore ne kohen e leximeve masive ishin ruse e franceze, me pak italiane e angleze. Per fat shqiperimet e Fan Nolit shtuan edhe Shekspirin dhe Servantesin nder autoret e dashur te lexuesit shqiptar. Nderkaq klasiket gjermane dhe autoret me te rendesishem te shekullit 20 mbeten krejt ne ane ose te panjohur. Elita e paraluftes, qe kishte qene ne nje mase te madhe e shkolluar ne Austri e ne Gjermani, pas lufte praktikisht nuk ekzistonte me, prej saj kemi tek-tuk perkthime nga Lasgush Poradeci e Skender Luarasi (Gete, Shiler, Hajne), te cilat nuk arriten asnjehere te behen popullore. Popullore u bene vetem disa vepra ne proze prej autoresh te viteve `30, edhe ata jo me te rendesishmit e letersise gjermane - S. Cvajg, Remark, Fojhtvanger saje perkthimeve te Robert Schwartzit. Gjendja nisi te ndryshonte disi ne vitet 80, kur u bene te njohur me nje pjese te vogel te vepres se tyre, Bertolt Breht, vellezerit Mann, Hajnrih Bel, Herman Hese etj. Natyrisht 20 vjetet e fundit kane sjelle nje mori emrash dhe titujsh nga letersia e gjuhes gjermane, edhe pse me pak sesa nga letersite e tjera te medha te kontinentit ose letersia amerikane.
Por me mbarimin e periudhes se arte te leximeve dhe fillimin e epokes televizive, asnje nga autoret e perkthyer, as dhe nobelistet, nuk kane arritur te behen "te suksesshem, te dashur" etj. Ne qe perpiqemi te botojme e te perhapim autore te letersise bashkekohore gjermane gjendemi perballe depove te pasura vetjake dhe kerkesave te varfra per kete letersi. Me sa duket eshte shume e veshtire te punosh kunder rrymes dhe rryma sjell ne Shqiperi kryesisht autore nga majat e listave best-seller te fshatit global qe ne njefare menyre i bart edhe televizioni.
Pra teper vone per te rikuperuar autoret qe nuk qelluan ne periudhen e arte te leximeve ne Shqiperi. Kjo ndodh edhe me njerin prej shkrimtareve me te rendesishem te letersise gjermane te shekullit 19, ne te vertete pararendesi kryesor i shekullit 20, dramaturgu dhe prozatori Georg Byhner (Büchner - 1813-1837). Vepra e tij e vetme e plote, drama "Vdekja e Dantonit" qe e pata perkthyer me 1996, u vu ne skene ne Tirane per disa dite po ate vit me shume sukses, siç thane, nga nje regjisor maqedonas, por pastaj u harrua edhe ajo.
Neser do te luhet ne Akademine e Arteve drama tjeter e madhe e Byhnerit "Vojcek" (Woyzeck) nen regjine e regjisorit gjerman Stefan Neugebauer. Ne te vertete behet fjale per nje version te shkurtuar te origjinalit, qe do te interpretohet ne disa gjuhe: shqip, anglisht, gjermanisht, frengjisht, italisht dhe qe çelet me nje adoptim si gjoja te vendosur ne Shqiperi (me pas ky adoptim harrohet). Vete drama eshte lene fragmentare nga Byhneri, i cili vdiq pa i lidhur te 27 skenat qe njihen e qe edhe sot perbejne enigme ne çeshtjen se si duhen renditur.
Keshtu pjesa qe do te shohim na jep qysh tani pershtypjen e nje njeriu sakat te cilit po i heqin dhe rrobat e fundit te trupit, megjithate nuk duam ta paragjykojme Vojcekun poliglot dhe i urojme trupes se te rinjve vertet sukses qe kjo shfaqje t'i hape rrugen nje inskenimi te vertete te tragjedise. Georg Byhneri, i lindur prane qytetit te Darmshtadit, ishte biri i nje mjeku. Te gjashte femijet e kesaj familjeje bene emer si njerez te mjekesise ose te letrave, me fatkeqi dhe me jeteshkurtri ishte Georgu qe nuk arriti te mbushe as 24 vjeç. Ai studioi ne Gisen dhe ne Strasburg anatomi dhe filozofi.
Ndryshimi mes klimes politike te Frances dhe te Gjermanise ishte i madh; ne Strasburg Byhneri lidhet me te rinj te tjere qe kerkonin permbysjen e rrethanave politike qe sundonin ne vendin amtar. Qysh ne prill 1833 i shkruante familjes: "Per mendimin tim, nese ka diçka qe mund te ndihmoje ne kohen tone, kjo eshte dhuna. E dime mire se ç'mund te presim nga princat tane. Gjithçka qe ata kane lejuar, kane qene te shtrenguar ta lejonin. Edhe kjo e lejuar na eshte hedhur si lemoshe meshire dhe si loje e mjere femijesh, ne menyre qe majmuni popull ta harroje sa fort ia kane shtrenguar shpergenjte...
Te rinjte i akuzojne sot se duan te perdorin dhunen! Po mire, po a nuk ndodhemi ne nje gjendje te perjetshme dhune? Ngaqe kemi lindur dhe jemi rritur ne burg, nuk e veme me re se jetojme ne biruce me duar e kembe nder vargonj dhe me nje shtupe ne goje. E çfare quani ju gjendje ligjore? Nje ligj, i cili pjesen me te madhe te nenshtetasve i kthen ne kafshe pune, per te kenaqur nevojat e panatyrshme te nje pakice te parendesi e te zvetenuar?". Kur kthehet ne universitetin e Gisenit, edhe pse i kishte premtuar familjes te rrinte "urte" organizon me te tjere "Shoqaten per mbrojtjen e te drejtave te njeriut" sipas modelit francez.
Per kete harton pamfletin "Korrieri i Hessenit", nen moton "Paqe kasolleve, lufte pallateve". Ishte pra nje traktat qe bente thirrje per revolucion, por dukej ende heret ne nje popullsi kryesisht fshatare, nga e cila shpejt dolen padites. Byhneri u detyrua te arratisej drejt Strasburgut. Ne fillim te vitit 1835 shkruan brenda nje muaji "Vdekja e Dantonit" qe botohet po ate vit. eshte nje drame e cila, megjithe njohurite e thella te autorit per Revolucionin Freng, i ben nje trajtim te lire figurave kryesore, veçanerisht Dantonit dhe Robespierit.
Dantoni eshte revolucionari i moderuar, epikurian dhe pesimist, Robespieri eshte asketi, njeriu i terrorit qe beson ne triumfin e nje virtyti abstrakt. Gjuha, mprehtesia e batutave, thellesia e mendimit jane te jashtezakonshme, krahasimin te vjen ta besh vetem me tragjedite e medha te Shekspirit.
Mbi te gjitha ze vend ne kete pjese bindja e shkrimtarit qe individi eshte i pafuqishem te ndryshoje ne njefare menyre rrjedhat e historise dhe vete fatin njerezor. "Nuk e beme ne revolucionin, revolucioni na beri ne..." thote Dantoni, e pastaj vazhdon: "Kukulla jemi, asgje me shume, kukulla qe i levizin me tela forca te panjohura; shpata jemi, kordha ne duar hijesh qe luftojne njera-tjetren: u shihen vetem duart, njesoj si ne perralla..." Ne njefare menyre kjo drame e Bynherit misheron idene e Hegelit sipas se ciles historia njerezore perbehet nga tragjedite e individeve te veçante, por pa qene vete nje tragjedi.
Per Byhnerin tragjedia e individit duket e pashmangshme. Ne nje leter qe i dergonte se fejuares ne vitin 1833 lexojme: "Studiova historine e revolucionit. E ndieja veten te asgjesuar nga fataliteti i neveritshem i historise. Shikoj ne natyren njerezore nje njetrajtesi te tmerrshme, shikoj ne rrethanat njerezore nje dhune te pashmangshme, e cila u eshte dhene te gjitheve dhe asnjerit. Individi eshte vetem shkume permbi dallge, madheshtia eshte thjesht rastesi, sundimi i gjeniut loje kukullash, nje lufte qesharake kunder nje ligji te hekurt, me e larta gje eshte ta njohesh ate, me e pamundura gje ta sundosh... Duhet ja nje nga fjalet me te mallkuara me te cilat e pagezojne njeriun... Ç'eshte ajo gje brenda nesh qe genjen, vret, vjedh?"
Ne Strasburg Byhneri i kushtohet kete here anatomise. Disertacioni i tij "Mbi sistemin nervor te barbuneve" (lloj peshku) i jep emer dhe nje vend ne katedren e universitetit te Zyrihut. Duket se ketu, ne eksperimentet e tij merr mikrobin e tifos dhe mposhtet brenda pak ditesh nga kjo semundje ne shkurt te vitit 1837. Pak muaj me pare kishte filluar te shkruante dramen "Vojcek". Emri eshte nje emer real, ai i nje berberi nga Lajpcigu i cili ne vitin 1821 kishte vrare per arsye xhelozie nje vejushe 46-vjeçare. Gjyqi i tij vazhdoi per nje kohe te gjate, pasi avokatet luftuan qe vrasesi te njihej si i semure psiqik.
Ne te vertete ai, ashtu si dhe personazhi i drames, kishte vizione, degjonte zera dhe u trembej shume frankmasoneve. Por jane gjetur edhe dy vrases te tjere nga kronikat e kohes te cilet i kane sherbyer per pikenisje Bynherit. Njeri prej tyre, njefare kepucari, kishte vrare kreditorin e tij, pasi ashtu si dhe personazhi i drames nuk ishte ne gjendje te nxirrte parate e jeteses.
Subjekti eshte relativisht i thjeshte: Vojceku eshte nje ushtar-berber qe i fiton parate e pakta duke rruar kapitenin e tij si dhe duke i sherbyer per eksperimente doktorit. Personazhet e seres "se larte" nuk shfaqen me emra, por vetem me funksione: Kapiteni, Doktori, Majori i daulles, ndersa vegjelia ka emra: Maria, gruaja pa kurore e Vojcekut, Andrea, nje mik, Kristiani femija i vogel... Majori i qepet Maries dhe kjo nuk e kundershton.
Vojceku fillon e dyshon pastaj eshte i sigurt qe Maria e tradhton dhe pergatit vrasjen e saj. E vret me thike (sepse s'ka te holla te bleje pistolete...); fundi eshte i paqarte, diku nenkuptohet se shkrimtari do te vazhdonte edhe me skenat e gjyqit, por kjo ne fund te fundit nuk ka rendesi. Drama e Vojcekut eshte vete jeta e tij, fundi eshte gati i pashmangshem. Edhe pse gjithmone theksohet se eshte fragmentare, madje ndonjehere quhet edhe fragment, mua "Vojcek" me duket nje nga pjeset me te plota te dramaturgjise moderne.
Nuk eshte rastesi qe, prej premieres te vitit 1913 ne Mynih, eshte nga pjeset me te shfaqura te dramaturgjise gjermane, veç kesaj eshte vene ne skene si opera nga Alban Berg (1921) dhe eshte bere film, mes te tjeresh, edhe nga Werner Herzog (1979). Dhe jo si subjekt - ku xhelozia absolutisht nuk eshte subjekt - por si gdhendje karakteresh dhe zbulim i njeriut ne gjendjen me te zhveshur ekzistenciale.
Vojceku eshte i poshteruar nga eproret, doktori p.sh. e perdor per te provuar se sa mund te jetoje njeriu vetem me bizele; gjuha e tij eshte ajo e njeriut te thjeshte, por njehereshi filozof, kumtimet jane me shume imazhe, qe te duket sikur vijne nga nje mendje e semure, por qe vetem ato munden ta shprehin gjendjen e tij. Ne mes te izolimit dhe vetmise qe ndjen ne shoqeri, Maria eshte i vetmi njeri qe e ngushellon, per te dhe per femijen e perbashket "bastard" robtohet gjithe diten. Por pastaj edhe Marien nuk e ka me...
"Vojcek", si çdo drame e madhe, nuk mund te tregohet si subjekt. Ajo duhet perjetuar ne teater. Megjithate le te na lejohet riprodhimi i dy fragmenteve: nje dialog mes doktorit "te bizeleve" dhe Vojcekut si dhe perralla-parabole e gjyshes, per te kuptuar se si ndodhi qe nje shkrimtar qe ndriti dhe u shua si meteor arriti te kuptohej vetem nje shekull me vone. Me shpresen qe nje dite "Vojceku" si dhe "Vdekja e Dantonit" do te hyjne ne repertorin e zakonshem te teatrit tone.