Franc Veliu është dënuar nga Gjykata e Tiranës me një muaj burg. Mbrojtësi i Partizanit është ndalur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.Rasti i 27-vjeçarit është mbajtur i fshehur për shkak të karrierës së tij futbollistike.
Vendimi i gjykatës
"Deklarimin fajtor të te pandehurit Franc Veliu për kryerjen e veprës penale të "Drejtimit te automjeteve ne menyre te parregullt",të parashikuar nga neni 291 i K.Penal dhe ne baze te kesaj dispozite denimin e tij me 1 (nje) muaj e 15 (pesembedhjete) dite burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht te pandehurin Franc Veliu me 1 (nje) muaj burgim. Zevendesimin e denimit me burgim, per te pandehurin Franc Veliu me detyrimin e tij per pagimin e nje shume te hollash ne favor te shtetit ne shumen prej 150.000 (njeqind e pesedhjete mije) lekesh.
Ne zbatim te nenit 53/a te K.Penal kjo shume te hollash ne favor te shtetit duhet te paguhet nga i pandehuri Franc Veliu brenda 10 diteve nga data e marrjes se ketij vendimi forme te prere.
Shpenzimet proçeduriale hetimore dhe ato gjyqesore te parapaguara nga shteti lihen në ngarkim te te pandehurit Franc Veliu.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tirane brenda 10 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e shpalljes së ketij vendimi. U shpall në Tirane sot më datë 18.04.2016".