Sipas tij, është e pamundur që në të ardhmen e afërt të ndodhin katastrofa globale. “Sipas jush, nuk jetojmë tashmë në një botë plot katastrofa? Luftërat e vazhdueshme, urrejtja mes besimeve fetare, tragjedia bërthamore në Japoni dhe shfarosja e popujve të tërë nga uria dhe genocidi në Afrikë. Për të mos folur pastaj për katastrofat e përditshme, sepse katastrofa më e madhe është shkatërrimi i familjes”, tha ai për të përditshmen “Libero” në Itali.
“Majat e lashtë kanë lënë mesazhe të shkruara në piramida dhe në kalendarin e tyre. Ajo që ata kanë regjistruar në shkrimet e tyre është ndryshimi që planeti pëson në mënyrë konstante, përmes fenomenesh natyrore si ekuinokset, solsticet etj. Bëhet fjalë për një shkëmbim energjie në Tokë, por edhe brenda njeriut”, përfundon ai duke pohuar se gjithsesi në 21 dhjetorin e vitit tjetër diçka do të ndodhë.