Nje perqafim me efikas se nje medikament

Një përqafim, më efikas se një medikament
Kështu shpjegohet për shembull se përse disa prindër përkëdhelin në mënyrë instiktive fëmijët, menjëherë pasi ata rrëzohen e vriten. Por, edhe një dorë në supe mund të jetë ngushëlluese në momente të vështira. Kërkuesit kanë zbuluar se fibrat nervorë që janë me shumicë në lëkurë, aktivizohen kur përkëdhelemi ose përqafohemi.

Praktikisht, në momentin kur marrim një përkëdhelje në trurin tonë transmetohen informacione, që provokojnë ndjenja pëlqimi në gjithë trupin. Aktivizimi i këtyre fibrave të kënaqësisë, quajtur ndryshe edhe “C-fibre”, bllokojnë rrugën e atyre fibrave që transmetojnë mesazhet e dhembjes. Shkencëtari Francis McGlone, nga “Unilever” (një kompani anglo-holandese, pronare e markave më të fuqishme për produktet e bukurisë) ka komentuar rezultatet e këtij studimi. Sipas McGlone, një përqafim, ose përkëdhelje në flokë luan një rol shumë të rëndësishëm dhe të bën të ndihesh menjëherë më mirë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama