“Ishte shumë i qetë, notonte lart e poshtë nga një skaj në skajin tjetër të pishinës”- thotë Robyn Cole, kapiteni i ruajtësve të detit.
Sipas tij kjo ka qenë zbavitëse. “Janë disa pushues që vijnë këtu që në orën 06.00 të mëngjesit për të notuar. Ka qenë akoma errësirë dhe mbase nuk e kanë parë”- ka shtuar më tej ai.
Sipas Cole, duhet të ketë qenë një dallgë shumë e madhe gjatë natës që e ka sjellë peshkaqenin në pishinë.
“Është hera e parë që kemi një peshkaqen në pishinë”- ka thënë ai, duke treguar se më parë kanë pasur foka, që merrnin diell nëpër shkëmbinj dhe delfinë që i afroheshin plazhit në mënyrë të vazhdueshme. Por, nuk kishin dëgjuar kurrë më parë për një peshkaqen të bllokuar në pishininë.
Bruna Prifti : Gazeta Shekulli