Piktura e shitur, është vepra më e njohur e serisë së Monesë për Zambakët e Ujit që ofrohet në një ankand evropian. Moneja e kishte marrë frymëzimin për këtë seri në fshatin Giverni', pranë Parisit, që ka disa nga kopshtet me lule më të njohura të botës.
Moneja ka pikturuar qindra variacione me temën e zambakëve dhe i ka dhuruar publikut francez 8 piktura të mëdha në mbarim të Luftës së Parë Botërore.
Moneja e kaloi gjysmën e jetës së tij duke pikturuar në shtëpinë dhe në kopshtet e tij dhe sot rreth 500 mijë vizitorë vijnë çdo vit në Giverni' për të parë vendin që frymëzoi një nga piktorët më të famshëm të botës. /mm/