Nje poezi qe duhej shkruar diten e rrezimit te monumentit

Enver Hoxhen e krijuam te gjithe,
ti zyrtar i larte servil
qe rrije me frike, pe rrije me tmerr
qe buzeqeshje prane, qe i aprovoje cdo fjale
Dhe me vete thoje:
- A eshte i kenaqur me mua, valle?

Enver Hoxhen e krijam te gjithe
ti poet i himnizimeve marramendese
qe i perdorje metaforat
si prostitutat kremin kur bejne makiazh
dhe pastaj tinezisht ngushelloje veten
- Sidoqofte, i gjithi nuk u dhashe!

Enver Hoxhen e krijuam te gjithe,
ti, punetor i varfer i turnit te trete
qe besoje
se uji turbullohet rruges
se tek burimi, sidoqofte, ka pasterti,
te kam pare me dhembje uleritese
se si qaje ne diten e vdekjes se tij.

Enver Hoxhen e krijuam te gjithe
Edhe ti qe e urreje kur ishte gjalle
e megjithate nuk bere kurre atentat;
kur nje tiran vdes nga nje semundje e natyrshme
do te thote se vete kombi
eshte i semure pak.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama