Xhaard fillimisht siguroi përkrahje në GNU/Linux për dy ueb-kamerat që i kishin blerë vajzat e tij në bazë të projektit "SPCA50X" në vitin 2003. Ndërsa, me sigurimin e përkrahjes për çipsetat Sunplus, Xhaard kuptoi që shumica e kodit për bërthamën e drajverëve mundet të shfrytëzohet për përkrahje të disa kamerave, ku me këtë numri i ueb-kamerave të përkrahura në GNU/Linux arriti mbi 250.
nux është zbatim i hapur (open source) dhe falas i UNIX i filluar nga Linux Torvalds, student nga Helsinki/Finlanda. Linux quhet kernel-i i sistemit operativ GNU/Linux dhe punon në shumë arkitektura si Intel, Sparc, PowerPC dhe Alpha. Ekziston një numër i madh i programeve për GNU/Linux, shumë prej të cilëve mund të zëvendësojnë verzionet e mbyllura dhe me pagesë. GNU/Linux është i lëshuar nën licencën GPL. Ekzistojnë më shumë se 200 distribucione të Linux-it, prej atyre të parashikuara për serverë (si Gentoo dhe Debian) deri tek ato që mund të vendosen në një floppy disk të vetëm. Përdoruesit e GNU/Linux shumë herë e thërrasin atë Linux, pa GNU.
Genc Doko -Pr-Tech