Pasi i mori Japonisë vendin e parë në fushën e ekonomisë, Kina ka arritur dhe një tjetër vend të parë. Siç raporton agjencia e lajmeve, Kina ka arritur dhe rekordin për shpejtësinë në kohën e ndërtimit të një qiellgërvishtësi. Inxhinierët në Pekin faktikisht kanë arritur të ndërtojnë një pallat 30 katesh për vetëm 15 ditë. Kanë mjaftuar 360 orë punë pa ndalur asnjë moment për të ngritur këtë ndërtesë, madje duke arritur dhe një nën-rekord, pasi gjatë punës nuk është regjistruar asnjë incident. Struktura, Ark Hotel, ndodhet në liqenin e Dongting, në provincën e Hunan, ku Broad Group, kompania e specializuar në arkitekturën e qëndrueshme, ka qenë në gjendje të krijojë një konstrukt ndërtimor që të suportojë një tërmet të një magnitude me shkallë 9 ballë Kemi të bëjmë me një ndërtesë rreth 5 herë më të rezistueshme se sa banesat e tjera anti-sizmike.