Nje reviste spanjolle publikon karikaturat e Profetit Muhamed

Nje reviste spanjolle publikon karikaturat e Profetit Muhamed
Revista satirike spanjolle, “El Jueves” ndjek rrugën e francezes “Charlie Hebdo” duke publikuar karikaturat e Profetit Muhamed në ballinën e saj.

“Por…a e di ndokush se si duket Muhamedi?”,  është titulli kryesor në formë pyetje i spanjolles, “El Jueves”. Kopertina shoqërohet me karikaturat e disa besimtarëve myslimane, duke hedhur kështu disa hipoteza mbi pamjen e jashtme të Profetit.

Çdo përshkrim i Profetit konsiderohet blasfemi nga myslimanët, por kjo çështje njëkohësisht ka shkaktuar debate në Perëndim lidhur me censurën dhe lirinë e shprehjes.

Publikimi i karikaturave nga “El Jueves dhe Charlie Hebdo” vjen në një kohë kur protesta të dhunshme përfshinë botën arabe, pas publikimit të një filmi të realizuar në Amerikë, që tallej me Profetin. Ndërkaq, revista spanjolle nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim lidhur me arsyen e publikimit të karikaturave. Një javë më parë ishte revista satirike franceze, “Charlie Hebdo” e cila publikoi karikaturat e Profetit Muhamed, kohë kur protesta të dhunshme kishin shpërthyer në të gjithë botën myslimane.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama