Tre fëmijë shqiptarë i treguan sot Kryeministrit Sali Berisha se si të vërë në funksionim një robot të krijuar dhe të programuar prej tyre. Në një ceremoni të zhvilluar sot në qendren ProTIK, Kelvin (14 vjeç) i tregoi Kryeministrit Berisha se si funksionon një robot duke përdorur celularin. Kelvin është anëtar i “Klubit të Inovatorëve të Rinj” të ProTIK për të rinjtë me talent të veçantë në Shqipëri. Të tjerë anëtarë janë Edis (11 vjeç), Kristi (16 vjeç), Erold (11 vjeç), Hysen (12 vjeç) dhe Kelvin (14 vjeç).