Nje shalqin shitet 6100 USD ne Japoni

Një shalqin shitet 6100 USD në Japoni
Shlaqini i kushtueshëm, në Japoni përdoret vetëm nga një klasë e pasur njërëzish dhe konsiderohet si një dhuratë e bukur. Ky rekord vjen menjëherë pas shitjes tjetër më të hershme në Japoni, kur disa shalqij të llojit “Yabari” (pjepër - kantaloupe) thyen rekorin me 23.000 dollarë amerikanë. Shalqini peshon 7.7 kilogram dhe ka lëkurë të zezë. Ai rritet vetëm në Japoni në ishullin Hokkaido.

Një përfaqësues zyrtar i kompanisë që merret me kultivimin e shalqinit deklaron se ky lloj shalqini e ka ndihmuar shumë agrikulturën e kësaj zone. Çmimin rekord të këtij shalqini, të njohur në Japoni me emrin "Densuke" e konfirmon zyrtarisht dhe zoti Kazuyoshi Ohira, zëdhënsi i kooperativës bujqësore “Tohma Agricultural Cooperative" në ishullin Hokkaido. “Në të gjitha dyqanet e ishullit, marketet e supermaketet, çmimi i këtij lloj shalqini është modest, nga 188 deri 283 dollarë amerikanë?”, ka thënë Ohira . Ai ka treguar se ky shalqin, hahet me gjithë lëkurë.

Nga : Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama