“Kishte kohë që e vëreja një gabim në Facebook, gabimi kryesisht i përkiste sigurisë, ku përmes këtij gabimi isha në gjendje të zbuloja të gjithë personat që menaxhonin faqe të ndryshme në Facebook. Disa muaj më vonë, Facebook lëshoi edhe programin për paraqitjen e gabimeve që mund t’i kemi hasur dhe për këtë u informova nga një portal i teknologjisë”, thotë Denisi.
Në intervistën për Trup e Shpirt, në Shekulli Denisi na tregon diçka më shumë për veten, duke u treguar i rezervuar në rrëfim, pasi “nuk mund t’i zbulojë të gjitha, janë gjera që s’i lejon rregullorja e Facebook”.
Denis ku jetoni dhe me çfarë merreni?
Momentalisht unë jetoj në Mitrovicë (Kosovë) dhe jam nxënës i gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.
Emri juaj është ndër 131 hakerat e përzgjedhur nga Facebook. Si është puna?
Arrita të marr pjesë në një konkurs duke e raportuar një gabim që kisha kohë që e vëreja, pasi që në një portal të teknologjisë pashë një lajm që Facebook shpalli programin që paguan ata që gjejnë gabime në këtë rrjet social.
Si u lajmërove që një nga fituesit ishe dhe ti ?
1 javë më vonë pasi e raportova këtë gabim, më erdhi në e-mail. Gabimi ishte pranuar dhe kisha fituar një shpërblim nga Facebook.
Për çfarë shpërblimi dhe për çfarë gabimi bëhet fjalë dhe si arritët ta zbulonit?
Shpërblimi dhe gabimi në fjalë nuk është i lejuar të tregohet sipas rregullores së Facebook-ut. E sa i përket gabimit atë arrita ta zbulojë duke u interesuar të mësoja gjëra të reja në Facebook që nuk i dija më parë.
Po çfarë ndryshon rregullimi i këtij këtij gabimi në Facebook, këtë mund të na i thoni?
Rregullimi i këtij gabimi ka ndryshuar sigurinë e “fanpage” në Facebook. Me këtë gabim ju ka cenuar siguria që të merreshin dhe të keqpërdoreshin.
Si të duket kur një rrjet gjigant si Facebook em gojën e vetë shefit të tij të sigurisë, të rendisin si një ndërhakerat më të mirë të botës?
Nuk e quaj vetën “haker”, por vetëm një person që kam arritur ta zbulojë një gabim të tillë, që kjo për mua do të thotë aftësi…
Bëni dot një vetëpërcaktim: Deri ku arrin aftësia juaj për zbërthimin e kompjuterit?
Deri në atë mënyrë për mësim dhe përfitim dhe jo për keqpërdorim. Mundohem që të jem sa më afër kompjuterit dhe teknologjisë, duke u interesuar për cdo gjë që ndodh dhe çdo gjë të re. Edhe Facebook-un nuk e përdori vetëm si rrjet social. Mundohem të përfitojë dhe të mësojë edhe nga ky rrjet…
Gabimi
Vitin e kaluar, Facebook, hodhi programin për zbulimin e defekteve që hasen në këtë rrjet social, duke i shpërblyer të gjithë ata që kontribuonin në zbulimin e tyre. Nëpërmjet një deklarate, Ryan McGeehan, drejtor i ekipit për siguri në Facebook, njoftoi se rrjeti social u ka paguar hakerëve më shumë se 300.000$ për të zbuluar gabimet që ka faqja si dhe për t’i rregulluar ato. Ndër 131 emrat, edhe një shqiptar
300 mijë $ për ata që zbuluan gabimet e Facebook
Nëpërmjet një deklarate, Ryan McGeehan, drejtor i ekipit për siguri në Facebook, njoftoi se rrjeti social u ka paguar hakerëve nga më shumë se 300.000$ për të zbuluar gabimet dhe defektet që ka faqja si dhe për t’i rregulluar ato. Programi seksionoi 131 hakera nga 27 vende të ndryshme të botës, mes tyre, Denis Avdiu nga Mitrovica e Kosovës.
“Kishte kohë që e vëreja një gabim në Facebook, gabimi kryesisht i përkiste sigurisë. Përmes këtij gabimi isha në gjendje të zbuloja të gjithë personat që menaxhonin faqe në Facebook. Disa muaj më vonë, Facebook lëshoi programin për njoftimin e gabimeve që mund t’i kemi hasur” – thotë Denisi dhe tregon se si më pas ia nisi rrjetit gjigant social konstatimin e tij.
Facebook e pranoi raportimin e gabimit si të saktë. Denisi ka arritur të jetë kështu një ndër 131 personat nga e gjithë bota, rekomandimet e të cilëve Facebook i pranoi dhe korrigjoi. Më pas, nëpërmjet “Information for Security Researchers” ka falënderuar më pas në emër të miliona përdoruesve të këtij rrjeti, të gjithë ata që kontribuan në zbulimin e defekteve në Facebook, ku në mesin e tyre gjendet edhe Denis Avdiu. Denisi tregon gjithashtu për vështirësitë që kishte hasur gjatë shpërblimit për gabimin e zbuluar, pasi që Kosova nuk njihej si shtet nga Facebook.