Nje shqiptar ne serialet gjermane

Një shqiptar në serialet gjermane
Roli i parë i tij ka qenë në një serial televiziv, i cili u shfaq më 28 tetor 2007, në televizionet gjermane. "Proces i shkurtër" i regjisorit Ron Lubrich nën serinë e K11 të programit Sat, sjell Hiskun në rolin e një djali të një pasaniku të madh. Një djalosh "i përkëdhelur" që merrte drogë dhe që në gjendje të pavetëdijshme arrin të vrasë një vajzë studente.

Si një nënseri e telenovelës "Avokati Alexander Hold", "Dreqi dhe gruaja e tij" e autores Lipke Nicole, filmi tregon për një ngjarje të bazuar në ndodhi real,e të marra nga gjykatat qendrore të qyteteve të ndryshme në Gjermani.

Së fundmi, është bërë pjesë e një seriali gjerman të quajtur "Lenzeri dhe partnerët". Shqiptari Albin Keune, djali i këngëtares së njohur Alida Hisku, (i larguar nga Shqipëria në moshën 5-vjeçare) është shfaqur në televizionin TV Sat 1 në Gjermani, më 29 prill. Një përvojë e "shijuar" edhe më parë nga djali Hisku, në fakt këtu artisti i ri që ka provuar edhe këngën, shfaqet në një format tjetër.

Para këtij roli, Hisku-Keune ka interpretuar edhe në një tjetër serial gjerman, "Avokati Alexander Hold". I gjithë filmi luhet në një sallë gjyqi dhe është i bazuar vetëm në një ngjarje reale. Roli i parë i tij ka qenë në një serial televiziv, i cili u shfaq më 28 tetor 2007, në televizionet gjermane. "Proces i shkurtër" i regjisorit Ron Lubrich nën serinë e K11 të programit Sat, sjell Hiskun në rolin e një djali të një pasaniku të madh. Një djalosh "i përkëdhelur" që merrte drogë dhe që në gjendje të pavetëdijshme arrin të vrasë një vajzë studente.

Dreqi dhe gruaja

Fill pas filmit të dytë, Albini pati përsëri një propozim po nga një regjisor filmi televiziv.

Si një nënseri e telenovelës "Avokati Alexander Hold", "Dreqi dhe gruaja e tij" e autores Lipke Nicole, filmi tregon për një ngjarje të bazuar në ndodhi reale të marra nga gjykatat qendrore të qyteteve të ndryshme në Gjermani. Një prodhim me seri të ndryshme filmi, duke pasqyruar punën e madhe të gjykatësve për ndjekjen e penaliteteve kriminalistike. Në këtë seria, Hisku "shfaqet" si një i ri i quajtur Luz, i akuzuar se ka vrarë të dashurën e tij. Gjatë procesit gjyqësor dhe nëpërmjet dëshmitarëve, vërtetohet në fakt se këtë vrasje e ka bërë burri i saj.

Të zbulosh "fatin"

Dëshironte të provonte veten në fushën e kinemasë, ndaj kërkoi në internet dhe gjeti adresën e një agjencie kinematografike. Aty paraqiti një biografi të vetën dhe disa foto. "Më ftuan në studio në një qytet tjetër për t’u paraqitur dhe aty m’u desh të luaja shumë pjesë të ndryshme rolesh. Të gjitha këto pjesë u filmuan atë ditë. Mbas dy javësh më njoftuan me telefon që të paraqitesha edhe një herë aty", tregon në një intervistë Albin Hisku, i cili menjëherë pas kësaj nënshkroi një kontratë pune për këtë agjenci në këtë kanal të TV Sat 1. Pas kësaj filluan edhe rolet njëri pas tjetrit. Që nga roli i kriminelit, ai i psikopatit e kështu me radhë. Një shans që e kërkoi vetë e që bën që shqiptari Hisku ta ndjejë veten të barabartë me çdo gjerman e herë-herë edhe të përkrahur nga fati.

Nga Gazeta Metropol

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama