Nje shqiptar zbulon kuren kunder SIDA-s

Nje shqiptar zbulon kuren kunder SIDA-s

Ai quhet Iart Luca Shytaj. Ka lindur në Tiranë, në vitin 1986. Prindërit e tij u shpërngulën në Itali kur ishte 6 vjeç. Ai është qytetar italian, me shtetësi të dyfishtë italiano-shqiptare, në vitin 2007. Luca, siç e thërrasin shokët, është Mjeshtër Ndërkombëtar i Shahut, ndërsa në vitin 2009 është cilësuar “Mjeshtër i madh i shahut”. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në dy olimpiada (Calvia 2004 dhe Turin 2006) dhe Italinë një herë në olimpiadën e zhvilluar në 2008-n dhe një herë në 2009-n. Shytaj fitoi kampionatin shqiptar në vitin 2003 dhe kampionatin e italian të Rapidit në vitin 2009.

Luca është specializuar në fushën e gjenetikës dhe në biologjinë molekulare, në Universitetin La Sapienza në Romë, ndërsa studimet bachelor i ka kryer po në të njëjtin universitet në Fakultetin e Biologjisë. Aktualisht ai është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Mjekësi, konkretisht në degën: Mikrobiologji, Imunologji dhe Sëmundjet Infektive. Kërkimet e tij i kryen në Institutin e Shëndetit Italian në Romë, njëkohësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Meryland në një kompani që bashkëpunon me Institutin e Shëndetit.

Luca Shytaj është autori i parë i dy artikujve, në të cilët autorët tregojnë rezultatet e terapisë së tyre të re, kurë që lufton HIV/AIDS. Madje, ai e ka prezantuar këtë kërkim në shumë konferenca shkencore.

Luca thotë se qëllimi i projektit kërkimor është gjetja e një kure për HIV/AIDS, e cila i lejon pacientët ose të zhdukin plotësisht virusin (kjo në qarqet mjekësore quhet kurë sterilizuese) ose në mënyrë të pavarur të kontrollohet virusi në mënyrë autonome pa shfaqur simptomat e sëmundjes, pa ndihmën e kurave me ilaçe që zgjasin gjatë gjithë jetës (kjo quhet kurë funksionale). Kërkimi është financuar nga Instituti Italian i Shëndetit, në bashkëpunim me disa universitete dhe kompani private në Itali dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grupi bërthamë i kërkimit është ai i Institutit Italian të Shëndetit, ndërsa drejtuesi i projektit është dr. Andrea Savariano, këshilluesi i tezave të doktoraturës së 27-vjeçarit.

“Puna jonë është kryer te majmunët (konkretisht te lloji makaku). Majmunët makakë infektohen nga një virus që është shumë i lidhur me HIV (quhet SIV). Ky virus shkakton AIDS njësoj si virusi njerëzor, por është më agresiv, kështu që këta lloj majmunësh zakonisht i zbulojnë simptomat e AIDS më shpejt se njerëzit.

Rezultati më i rëndësishëm që kemi arritur deri më tani është arritja e një kure funksionale te majmunët makakë. Ne e arritëm këtë rezultat duke përdorur një kombinim mes terapisë antiretrovirale (standardi bazë i terapisë për pacientët e infektuar me HIV) dhe dy ilaçeve eksperimentale: auranofin dhe buthionine sulfoximine. Kombinimi i ilaçit tonë aplikohet vetëm një herë për vetëm tre muaj. Pas këtyre tre muajve terapia ndërpritet dhe makakët janë në gjendje të kontrollojnë virusin në mënyrë të pavarur, pa shfaqur shenja të avancimit të sëmundjes”, shpjegon Luca. Ai thekson se logjika e terapisë së tyre është të shkaktojë një zëvendësim të sigurt dhe gradual të qelizave të bardha të gjakut tek i sëmuri (që janë qelizat e infektuara nga virusi) me qeliza të reja eficiente.

“Terapia jonë është në gjendje të nxisë një degëzim të sistemit imunitar dhe si pasojë sistemi imunitar mund të kontrollojë virusin, pasi terapia të ndërpritet. Virusi mbetet akoma i pranishëm në organizëm, por mbahet në mënyrë konstante nën kontroll, kështu që është e pamundur të shkaktojë SIDA.

Avantazhi kryesor i terapisë sonë mbi situatën aktuale është se zgjat vetëm tre muaj dhe jo gjatë gjithë jetës së pacientit.

Kjo mund të lejojë ofrimin e një strategjie kurimi në shkallë globale. Ne e kemi provuar terapinë tonë në fazat më të avancuara të sëmundjes (që në termat mjekësorë do të thotë faza kronike). Pjesa dërrmuese që diagnostikohen si HIV pozitiv janë pikërisht në këtë fazë. Kura të tjera kanë përftuar rezultate të mira në fazën e hershme (fazën akute), gjatë së cilës virusi nuk është shumë i shpërndarë, kështu që mund të luftohet me lehtësi. Për fat të keq vetëm një pjesë shumë e vogël e pacientëve zbulohen që janë HIV pozitiv, kur sëmundja është në fazën e hershme”, thotë 27-vjeçari me shtetësi të dyfishtë shqiptaro-italiane.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama