Nje shqiptaro-amerikan qe na ben krenar

Nje shqiptaro-amerikan qe na ben krenar
“The Sopranos”, “Law & Order”, “Sex and the City” dhjetëra seriale e filma artistikë që i keni ndjekur me endje, me fansa në gjithë botën, me çmime dhe trofe. E mes tyre një emër James Biber. Asgjë e jashtëzakonshme deri këtu. Por nëse do t’i shtonim këtu vendin e tij të lindjes, atëherë del se çdo shqiptar duhet të krenohet me të. James Biber ka prejardhje nga Kosova, prej së cilës është larguar që në moshë 2 vjeç kur familja e tij kishte emigruar në Amerikë. Aktualisht është 46 vjeç dhe gjithë jetën ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si emigrant me origjinën prej një vendi të panjohur për botën, fillimisht e kishte pasur të vështirë të depërtonte në botën e kinematografisë amerikane. E cilësojnë aktor të rrallë, të veçantë, pasionant.

Në njërën nga intervistat i tij ai kishte shprehur dëshirën që ka për të interpretuar një film për Shqipërinë nën drejtimin e Enver Hoxhës, po ashtu edhe një film me personazh heroin legjendar Adem Jashari.

“Nuk ka ende një shkrimtar që e ka përshkruar si duhet luftën dhe biografinë e Adem Jasharit. Ndoshta edhe gabohem, por unë nuk jam në dijeni. Nëse do të shkruhet ashtu si është dhe të më besohet mua ky rol, me dëshirë të madhe do ta luaja edhe atë me aktorë të tjerë shqiptarë, sikurse është Luan Bexheti, e shumë të tjerë. Të mos harroj, se kam shumë dëshirë të luaj edhe një film të mirë për vuajtjet e popullit shqiptar me regjimin e egër të Enver Hoxhës”, thotë Biberi.

Viti 2011 për aktorin me prejardhje shqiptare ka qenë mjaft i bujshëm, pasi që ka luajtur në katër filma: “Mildred Pierce”, “Part Three”, “Our Idiot Brother”, ndërsa në filmin “Drive” ishte komentuar mjaft (për të mirë) pjesa ku ai flet shqip.

Biberi ka luajtur në më shumë se 30 filma, ndër ta “Blue Bloods”, “Officer Doën”, “Dirty Old Town”, “Coach”, “White Collar”, “The Greatest”, “Fixing Rhonda”, “The Brave One”, “Gracie” etj.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama