Faktorët
Diabeti është një sëmundje që prek njerëzit si në vende të varfra, edhe në ato të pasura. Statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se më tepër se 80 për qind e vdekjeve nga diabeti ndodhin në vendet me të ardhura të pakta dhe mesatare. Mosha dhe obeziteti janë dy faktorë rreziku për Diabetin e Tipit 2. Një tjetër faktor është historia familjare. Dr. Ira Goldfine ka studiuar ADN-në e njerëzve me dhe pa diabet.”Diabeti është një sëmundje tepër e rëndësishme, e cila po shtohet në çdo vend të botës. …Dhe ne duhet ta dimë se çfarë e shkakton atë. Duhet të gjejmë mjekime më të mira për këtë sëmundje”, - thotë studiuesja.Kur një person ka Diabet të Tipit 2, trupi nuk është i aftë ta shndërrojë sheqerin në energji. Kur sheqeri krijon rezerva në gjak, kjo mund të shkaktojë komplikacione të rënda, përfshi vdekjen. Kjo është arsyeja përse njerëzit me diabet duhet të masin nivelin e sheqerit në gjak.Dr. Artur Lyons u diagnostikua me Diabetin e Tipit 2 tre vjet më parë: “Unë duhet ta bëj analizën e gjakut çdo ditë për t’u siguruar që e kam relativisht normal nivelin e sheqerit në gjak.”
Në studimin e tyre mbi ADN-në, Doktoresha Goldfine dhe kolegët e saj zbuluan diçka të re.
”Ne zbuluam një proteinë, e cila është e rëndësishme dhe se njerëzit me diabet e kanë difektin pikërisht tek kjo proteinë”- thotë ajo.Gjeni që krijon këtë proteinë quhet HMGA-1. Kjo proteinë është e rëndësishme, sepse ajo shërben si mjet lidhës i insulinës, që bën të mundur që insulina të lidhet me qelizat e mëlçisë dhe ta shndërrojë sheqerin e gjakut në energji.“Kur njerëzit nuk e kanë gjenin HMGA-1, ata nuk e prodhojnë ndërlidhësin e insulinës dhe në se nuk e prodhojnë atë, insulina nuk luan rolin e duhur,”- thotë mjekja.Doktoresha Goldfine është një nga bashkautorët e studimit që zbuluan mutacionin e proteinës HMGA-1 në disa Italianë me diabet. Më pas studiuesit i përsëritën studimet me pacientë amerikanë dhe francezë. Të gjithë pacientët ishin të bardhë. Ata zbuluan se rreth 10 për qind të personave me Diabetin e Tipit 2 në SHBA dhe Evropë, pra të gjithë të racës së bardhë, kanë difekte të këtij gjeni.“Tani ne bëjmë një analizë të veçantë, e cila identifikon njerëzit me difekte të këtij gjeni dhe familjarët e tyre, në mënyrë që të fillojmë trajtimin e tyre që në fazat e para,”- thotë mjekja.
Ndërhyrja e hershme tek njerëzit me mutacionin HMGA-1 përfshin ndryshime në stilin e jetesës: ushtrime të mjaftueshme fizike, ruajtjen e peshës normale dhe matjen e sheqerit në gjak, për të parandaluar që disa njerëz të preken nga diabeti i tipit 2. Studiuesit po ashtu thonë se e kuptojnë që komponenti gjenetik i kësaj sëmundjeje mund t’i ndihmojë mjekët të sigurojnë trajtimin më të mirë të pacientëve me Diabetin e Tipit 2, apo ndoshta një ditë ta korrigjojnë difektin e gjenit, duke parandaluar kështu këtë sëmundje të trashëguar. Studimi u publikua në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.
Funksione që mund të kryejnë antibiotikët kundër diabetit:
- Mbajnë nivelin e glicemisë në normat e duhura
- Veprojnë në prodhimin e insulinës
- Luftojnë diabetin
- Mënjanojnë kilet e tepërta
- Realizojnë një humbje prej 5-6 kg në dy vjet trajtimi për një
peshë normale
- Një humbje prej 1.5 kg në 6 muaj trajtimi për të sëmurët me
diabet
Diabeti i njohur si “sëmundja e sheqerit”
Diabeti është një epidemi e cila kohët e fundit po shfaqet në mjaft raste edhe pse mjekët janë gjithmonë të angazhuar me trajtimin e saj. Në mjekësi Diabetes mellitus,i cili në Shqipëri njihet edhe si "sëmundja e sheqerit" është emërtimi për një grup sëmundjesh të shkëmbimit të lëndëve dhe përshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit në urinë. Në gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja. Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet me të zakonshme janë: diabetes mellitus tip I dhe diabetes tip II.
Lufta ndaj sëmundjes së diabetit
Në botë janë rreth 230 milionë persona të prekur nga sëmundja e diabetit, dhe pritet që brenda 20 vjetëve të ardhshme kjo shifër të arrijë në 350 milionë. Një situatë e vështirë, krijuar nga fakti se taksa e diabetit po rritet së tepërmi edhe në vendet në zhvillim, në të cilat përmirësimi i kushteve të jetesës nuk është akoma në nivelin e duhur. Edhe në vendet e zhvilluara diabeti regjistrohet në taksat me rritje më të përshpejtuar dhe përmasat për ta sensibilizuar nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Mbi të gjitha duhet realizuar një mënyrë efikase për ta luftuar sëmundjen. Së pari duhet rrënjosur kultura e praktikimit të sporteve të ndryshme për të pasur një shëndet sa më të plotë. Lufta ndaj diabetit është një nga sfidat më delikate që bota mjekësore dhe politike duhet të përballojë.
Efekti i qumështit i gjirit te diabeti
Sipas një studimi të këtyre ditëve, ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri ndihmon jo vetëm për mirërritjen e tyre, por edhe për pakësimin e rrezikut të diabetit tek nënat. Sipas Alison Stuebe, mjeke pranë spitalit Brigham, “ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri për një vit ul 15 për qind rrezikun e prekjes së nënave nga diabeti“. Në një studim të kryer pranë spitalit Brigham morën pjesë 150 gra. Aty u theksua se, nëse një nënë ka dy fëmijë dhe që të dy i ushqen me qumësht gjiri derisa secili prej tyre të bëhet 1 vjeç, kjo nënë e ul me 30 për qind rrezikun e prekjes nga diabeti. Mbipesha trupore është një nga shkaktarët e diabetit dhe shkencëtarët mendojnë se përdorimi i qumështit të gjirit parandalon mbi peshën trupore tek nënat, sepse çdo nënë përdor 500 kalori në ditë për të ushqyer fëmijën e saj me qumësht gjiri.
Diabetikët që ndikohen nga depresioni
Diabetikët që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Sipas mjekëve për të luftuar këtë sëmundje të sëmurëve u rekomandohet çaji i rozmarinës, i cili ndihmon në lehtësimin e gjendjes së rëndë shpirtërore. Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pinë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme. Kjo bimë është e njohur edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Efekte të menjëhershme ka dhënë çaji i rozmarinës edhe te personat me grip, të shoqëruar me rrufë.