1.) Jeni në banesën e të dashurit dhe me plot entuziazëm doni që t’ia thoni planet për fundjavë. Por, ai kurrsesi ta mbarojë bisedën në telefon. Filloni që të ndiheni keq për shkak të kësaj sjelljeje të tij .
2.) Në mesnatë e thirrni të dashurin për të biseduar para se të bini në gjumë, por ai u thotë se është duke pritur një thirrje të rëndësishme. Mbeteni krejtësisht e hutuar dhe nuk dini çka të mendoni.
3.) I dashuri juaj e ka lënë laptopin e ndezur dhe ka shkuar në dyqan. A ju vjen dëshira që t’i fusni hundët dhe të shikoni se çka ka aty? A mendoni se ai është duke fshehur ndonjë gjë nga ju? Filloni që të hulumtoni...
4.) Keni shkuar bashkë në ndonjë ndejë. Por, nuk mund të relaksoheni, meqë sa herë që i dashuri juaj flet me ndonjë femër, ju bëheni xheloze.
Nëse në më shumë se dy pyetje jeni përgjigjur pozitivisht, atëherë keni arsye për t’u brengosur – pasiguria juaj është më e fuqishme sesa ju. Këto këshilla të shpejta mund t’ju ndihmojnë:
Vetëbesimi i ulur
Nëse keni probleme me vetëbesim të ulur, atëherë nuk ju mbetet tjetër përpos që ta lutni partnerin që t’ua tregojë vetitë tuaja që atij i pëlqejnë më së shumti. Ndoshta kështu e njihni veten dhe e doni më shumë.
Mendoni mirë
Nëse ju tmerrojnë mendimet se ai është duke ju mashtruar, e për këtë nuk keni ndonjë dëshmi, atëherë filloni që të ushtroni dhe shkoni në kafe me shoqet. Mendoni për gjëra të tjera.
Bisedat e sinqerta
Nëse në lidhje ju mundon ndonjë gjë, më së miri është që për këtë të bisedoni me bashkëshortin tuaj. Biseda e sinqertë dhe zgjidhja e problemeve janë më të mira sesa netët e tëra pa gjumë.