Nje tjeter civilizim ne thellesi te Tokes…

Një tjetër civilizim në thellësi të Tokës…

Ndjekësit e kësaj ideje theksojnë faktin e “çmendjes” së busullave kur u afrohen poleve. Shumë kërkues pohojnë se erërat e ngrohta shpesh vijnë nga Poli i Veriut, gjë që sipas tyre provon se boshllëqet më të mëdha mund të jenë pikërisht atje.

Që prej kohëve të lashta eksplorimi i Polit të Veriut ka qenë në qendër të vëmendjes së mjaft njerëzve. Poli i Veriut ishte mjaft tërheqës për aventurierët dhe kërkuesit, që prisnin të gjënin mistere dhe vende të paeklsploruara në të.

Legjendat tregojnë se hyrja për në thellësitë e Tokës ishte diku në Veri dhe fiset e lashta mendohej se kishin jetuar në planet shekuj më parë sesa njerëzit e sipërfaqes, që nuk ishin aq të mbrojtur sa ata. Mistikët besonin se hyrja për në zemër të planetit është e fshehur diku në veri dhe këtë e pohojnë edhe disa nga kuptimet e miteve të caktuara, nëse shihen me kujdes. Po ashtu besohet sot një version i ardhejes së UFO-ve jo nga jashtë planetit, por nga thellësitë e tij drejt sipërfaqes. Në faqe interneti, që sigurisht nuk merren si burime shumë të sigurta, raportohet kjo teori, e daljes së alienëve nga vendet e Polit të Veriut.

Gjatë epokës së Platonit njerëzit besonin se brenda Tokës kishte jetë. Platoni besonte se planeti ishte brenda përplot me tunele dhe shpella. Kërkuesi Edmond Hallei studjoi fushën magnetike të Tokës dhe vuri se ajo varion dhe nuk është rreptësisht e përcaktuar, gjë që e bëri atë të hidhte idenë e mundësisë së disa fushave magnetike njëherësh. Studjuesit supozojnë se një tjetër sferë, brenda planetit ka fushën e saj magnetike dhe është pikërisht prezenca e kësaj fushe tjetër që bën devijimin. Ideja e planetit me boshllëqe brenda ishte mjaft popullore për shkrimtarët e librave fantastiko-shkencorë, për një kohë bukur të gjatë. Madje pati raste kur kërkuesit filluan të paraqisnin prova dhe fakte që vërtetonin se planeti është bosh përbrenda.

Një nga idetë e Tokës bosh përbrenda u shfaq në antikitet. Ndërsa 75 vjet më parë, një hartë e Polit të Veriut pasqyronte një fakt të çuditshëm: Një e treta e territorit të këtij poli ishte ende e paeksploruar dhe kjo interpretohet sot si një domethënie se deri edhe para një shekulli ideja e një hyrjeje nga Veriu për në qendër të planetit, nuk qe edhe aq e papranueshme, madje harta pohon se ajo ekzistonte.

Mark Sadikov, një doktor i shkencave të gjeologjisë dhe mineralogjisë, nga Akademia Ruse e Shkencave të Natyrës, është i sigurt se në Polin e Veriut nuk ka hyrje për brendësi të planetit. Ai pohon se në zonat poshtë fundit të deteve të thella të veriut, që i përkasin oqeanit Arktik, nuk bëhet fjalë për hyrje të tilla.

Ndërsa Maria Gavrilo, një gjeografe, kërkuese e Institutit të Kërkimeve për Arktikun dhe Antarktidën, pohon se ajo nuk sheh hapësira boshe në territoret e Poliut të Veriut, poshtë tabanit të tyre. Disa ekspertë pohojnë se Poli i Veriut është një oqean i mbuluar me akull dhe ky është një fakt absolut. Shumë kërkues kanë punuar atje për të gjetur tokë, por gjithçka ka shkuar kot, asnjë rezultat s’ka për praninë e tokës në thellësitë e polit. Tani, në shekullin e 21-të po aplikohen metoda të reja dhe po ndërrmerren studime të kujdesshme për misteret e Polit të Veriut, por ende s’ka të reja.

Akdamiku Mark Sadikov, në fakt këmbëngul se atje ka disa fusha magnetike. Ai beson se disa nga këto fusha u përkasin platforma më të vjetra. Ndërsa për erërat e ngrohta ai mendon se varen dhe kushtëzohen nga kushtet lokale të motit në veri.

Maria Gavrilo thotë se janë dy fusha magnetike, Poli i Veriut dhe Poli i Jugut. Të dy polet mundet që spostohen shpesh. Studime të thelluara kanë rezultuar në konkluzione se secili prej të dy poleve nuk është statik, por luhatet dhe madje në mënyrë aktive ndërron pozicion. Ekspertët thonë se Agimi Polar është një fenomen unik i prodhuar nga shkëlqimi i atomeve që dalin nga shtresa të sipërme të atmosferës dhe që përqendrohen në një zonë ovale, pak më larg se polet, pikërisht aty ku ne i shohim.

Astronautët shohin nga hapësira se Toka është e mbështjellë nga një dritë, por nga njerëzit në tokë ajo është e mundurt të shihet vetëm në pole. Agimi Polar është shumë i fortë, ai mund të shkaktojë një ndikim të madh në psikikën njerëzore dhe mund të shkaktojë interferencë në frekuencat e radiove.

Kërkuesit thonë se është normale që busulla të çmendet kur u afrohet poleve. Në fakt, fusha magnetike e Tokës është mjaft më e fortë brenda në pole dhe prandaj gjilpëra e busullës bën lëvizje kaotike atje.

Shumica e supozimeve përqendrohet në idenë se boshllëku i planetit nuk është diçka që e kanë hedhur si tezë shkencëtarët. Dhe kjo duhet t ëjetë edhe një nga arsyet se pse për këtë hipotezë kërkuesit flasin me kursim ose nuk flasin fare. Poli i Veriut është eksploruar rëndshëm dhe ka pasur mesatarisht një ekspeditë në muaj atje për kërkime. Por edhe turistët e kanë frekuentuar mjaft Polin e Veriut, sidomos në dhjetëvejçarët e fundit.

Sipas kërkuesve, mundet që boshllëqet ekzistojnë nën sipërfaqen e Tokës, por në formën e shpellave dhe të kanaleve boshe. Një tjetër teori pohon se Toka duhet të ishte patjetër më e rëndë se sa rezulton të jetë tani, nëse nuk do ta kishte bosh qendrën. Por Maria Gavrilo përgjigjet se ata që bëjnë llogaritë e volumit të Tokës, duhet të dinë më shumë për faktin se sa të ndryshme janë masat në brendësi të planetit dhe të mos pretendojnë ta matin në mënyrë fikse, por të kujtojnë se kjo lloj matjeje duhet të jetë shumë variabël. Nëse ata do ta injoronin këtë fakt të strukturave të ndryshme në thëllësi të ndryshme, do të arrinin me siguri në një përfundim të gabuar, thotë ekspertja.

Jeta në brendësi të tokës është e pamundur, para së gjithash sepse hapësira është mjaft e vogël. Së dyti, sepse presioni dhe temperatura rriten në mënyrë mjaft të ndjeshme në thellësi. Kur në Afrikë filluan gërmimet për një minierë më të thellë se një kilometër, punimet më pas u bënë të pamundura. Për punëtorët filluan të përdoreshin mjete freskuese, sepse temperaturat ishin mjaft të larta brenda.

Kështu, teoria e planetit me boshllëqe qe mjaft popullore, teksa shkenca nuk kishte arritur këto nivele që ka tani. Misteret e sipërfaqes janë tepër pak për fantazinë humane, e cila kërkon në mënyrë të vazhdueshme për një vendbanim brenda në planet. Në shtresat e thella të litosferës, sigurisht që kërkuesit nuk kanë mbërritur. Dhe askush nuk e di çfarë mund të ketë atje. Mbase është plot me mistere e sekrete të papritura ajo thellësie Tokës, çudira që njerëzit për mijëvejçarë kanë pritur t’i zbulojnë.

Olimbi Velaj : Gazeta Metropol

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama