Kompania Aptera tanimë ka marrë reth 1100 porosi për makinën e saj të re dhe dërgimi i tyre të konsumatorët pritet të fillojë nga fundi i vitit. Kompania planifikon të prodhojë edhe një makinë tjetër të modelit Type One e cila do të funksionojë me energji elektrike dhe me benzinë dhe e cila sipas udhëheqësve të kompanisë do të mund të shkojë deri në 131 kilometra me një litër benzinë. Ja se çfarë thotë themeluesi i kompanisë Aptera Steve Fambro. “Do të mund të bëj deri në 127 kilometra për një litër benzinë në 62 kilometrat e parë dhe më pas 34 kilometra për një litër pasi bateritë fillojnë të bien”.
Makina duket e brishtë por është e bërë nga një material i përzier për të cilin kompania thotë se është gjysëm herë më i lehtë se çeliku dhe 10 herë më i fortë se ai. Ja si shpjegon këtë Chris Anthony nga kompania Aptera: “Ky material është shumë shumë i fortë dhe mund ti rezistojë ndeshjeve të njejta si bolidët e Formulës 1”.
Aptera përdor dizenjo të epokës së hapësirës për brendësinë e makinës. Ka një ekran për kontrollimin e funksioneve të ndryshme i cili funksionin duke prekur butonat në të. Sistemi i kontrollit klimatik funksionon duke shfrytëzuar energji solare dhe ka një bagazh të madh. Shumica e pjesëve të brendëshme janë të bëra nga material i cili mund të rishfrytëzohet. Në vend të pasqyreve makina ka kamera të vogla për të ndihmuar ngasësin. Por sa kushton një makinë e tillë? Çmimi aktualisht është rreth 30 mijë dollarë. Por nëse kjo makinë me të vërtetë i kryen të gjitha këto funksione atëherë ky çmim ia vlen.
//rd// (VOA