Nje top model qe do te trondiste mbare boten

Nje top model qe do te trondiste mbare boten
Nëse do e shihnit këtë person në posterat Versace dhe Gucci, do zgurdullonit sytë. Ja që Roland Bunce nga Belfasti kryeson një garë online për tu shpallur top- modeli i ardhshëm i Britanisë. Çka ndodhur? Rrjeti i supermarketeve Next ka hapur një faqe ku fton njerëzit që të votojnë për djalin a vajzën që duan të shohin si top model së shpejti. Mes tyre është shfaqur edhe Rolandi, që shumë shpejt është kthyer në hit. Me mijëra njerëz janë sulur online duke votuar emrin e tij dhe tashmë ai është i pari në listën e më të votuarve. Një revistë bukurie u ka bërë thirrje lexuesve të saj të votojnë ndryshe për të përmbysur rezultatin, por nuk ia ka dalë. Megjithatë shanset e Rolandit do ndërpriten nga juria, por ai është i lumtur që ka arritur deri këtu.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama