Nje vit pa Europe Skenderbeu ul qepenin Shihemi ne muajin gusht

Një vit pa Europë, Skënderbeu ul qepenin: Shihemi në muajin gusht

Dënimi i KAS ka ndryshuar plotësisht planet e klubit të Skënderbeut, i cili ka vendosur të shpërndajë ekipin, meqenëse në ndryshim nga vitet e kaluara, nuk do të përgatite pjesëmarrjen në Kupat e Europës në këtë pikë të sezonit.

13626598_1072066566164397_8174662185984372478_n

Duke marrë për bazë faktin se Skënderbeu nuk do të luajë deri në fund të muajit gusht ndeshje zyrtare, klubi ka vendosur që të lërë pushim për tre javë të gjithë lojtarët, në mënyrë që të "karikojnë bateritë" për sezonin e ardhshëm.

"Menjëherë pas mbërritjes nga Austria dhe lajmit për refuzimin e kërkesës nga CAS drejtuesit e klubit kanë vendosur të lenë 3 javë pushim lojtarët për tu grumbulluar sërish në 31 korrik për të nisur përgatitjet për sezonin e ri 2016/17.

Përgatitjet do të rifillojnë sërish në 31 korrik ndërkohë që drejtuesit e klubit janë duke projektuar një tjetër fazë përgatitore e cila për herë të parë mendohet të zhvillohet në Itali por nuk përjashtohet mundësia që kjo fazë të zhvillohet sërish në Austri.

Këto pushime do i shërbejnë drejtuesve për të vendosur qetësisht mbi përforcimin e mëtejshëm të ekipit përpara sezonit të ri ku patjetër do të synohet sërish titulli kampion", shkruhej në njoftimin e klubit korçar ku lajmërohej për ndryshimin e planeve.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama