Nje vit per te lexuar boten ne 196 libra

Nje vit per te lexuar boten ne 196 libra

Shkrimtarja  Ann Morgan e vendosi veten përballë  një sfide shumë të madhe,  të lexonte një libër nga çdo shtet në botë për një vit. Ajo lexoi 196 libra, të shkruar nga shkrimtarë nga e gjithë bota, përfshirë këtu edhe Ismail Kadarenë, me librin e tij “Pallati i Ëndrrave” apo “Prilli i thyer”, si dhe Fatos Kongolin me “ I humburi”.

Ishte fillimi i vitit 2012 kur shkrimtarja u zotua se do të lexonte nga një libër nga të gjitha shtetet pjesë të Kombeve të Bashkuara, në një vit. Përmes krijimit të një blogu me titullin “Një vit për të lexuar botën”, shkrimtarja u konsultua me fansat dhe njerëz online, që i sugjeronin titujt e librave në anglisht.

“Përgjigja ishte e mahnitshme. Njerëzit nga i gjithë planeti më kontaktuan dhe më ofruan ndihmën e tyre. Disa postonin libra nga vendet e tyre. Përveç kësaj, disa shkrimtarë, si Ak Welsapar nga Turkmenistani dhe Juan David Morgan nga Panamaja, dërguan përkthime të pabotuara të romaneve të tyre, duke më dhënë mua një mundësi të rrallë për të lexuar veprat, që nuk ishin të disponuara për të tjerë”, thotë shkrimtarja teksa rrëfen eksperiencën e saj.

“Nga duart e shkrimtarëve të talentuar, kam zbuluar, atë që i ofrohet një udhëtari dhe që mund të përjetohet rrallë. Ata më çuan brenda mendimeve të individëve që jetojnë më larg, dhe më treguan botën përmes syve të tyre. Më të fuqishëm se një mijë raporte të lajmeve, këto tregime jo vetëm që hapën mendjen time, por hapën edhe zemrën time mbi mënyrën se si njerëzit mund të ndihen në ato vende. Dhe doli që, kjo gjë, më ndryshoi mendimin tim”, tregon Morgan.

Lista me 196 librat e lexuar


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama