Vaclal Havel
Havel ishte presidenti i fundit i Çekosllovakisë në vitet 1989-92 dhe i pari i Republikës Çeke në vitet 1993-2003. Ai u bë simbol i lirisë në Evropë dhe për këtë mori shumë çmime si atë Presidencial Amerikan për Paqe, Medaljen e Lirisë së Philpadelphias, Urdhërin e Kanadasë dhe shumë të tjera. Në vitin 2005 nga revista Prospect u zgjodh në mesin e 100 intelektualëve. Ai ishte edhe dramaturg e poet. Mbi të gjitha politikan disident që luftonte pushtetin e ashpër komunist të Çekosllovakisë. Ai ishte lider opozitar që udhëhoqi “Revolucionin Rozë” që e solli në pushtet e më pas solli demokracinë duke i bërë republika Çekinë e Sllovakinë.
Havel ishte përkrahës i madh i kauzës së Kosovës për çlirim dhe pavarësia nga Serbia.
Joe Frazier
Ish kampioni i botës në peshën e rëndë, Joe Fraizer ka vdekur në moshën 67 vjeçare pas një beteje me sëmundjen e kancerit. I cilësuar si një nga legjendat e boksit profesionist botëror, ai do të mbahet mend për fitoren ndaj Muhamed Ali, një tjetër figurë e madhe e këtij sporti, në një ndeshje të madhe në mars të vitit 1971 në Madison Square Garden të Neë Yorkut. Muhamed Ali duke shprehur keqardhjen tha se “Bota ka humbur një kampion të madh. Unë do ta kujtoj gjithmonë me respekt dhe dashuri”.
Elizabet Taylor
Hollivudi ka humbur këtë vit një ndër yjet e tij më të ndritshëm, aktoren legjendare Elizabeth Taylor. Aktorja vdiq nga komplikacionet në zemrës, pas një beteje të gjatë me problemet e shëndetit. Aktorja kujtohet për një krijimtari të pasur në celuloid, si pioniere e fushatës kundër përhapjes së Sidës dhe për aktivitetin e gjerë bamirës: Për më shumë se 60 vjet, Liz Taylor ka qenë e pranishme në sytë e publikut botëror. Fama, jeta e stuhishme personale, arritjet në karrierë, dhe përfshirja e saj në iniciativat sociale për probleme që shqetësonin shoqërinë botërore, janë pikat nëpër të cilat ka ecuar jeta e aktores Elizabeth Taylor. Si aktore ajo ka fituar dy çmime Oscar për aktoren më të mirë si dhe një çmim Oscar në vitin 1993 për ndihmesën e saj në çështjet humanitare dhe në kërkimet për SIDA-n. Aktorja e lindur në Londër, ka marrë titullin e Damës nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 1999. Karriera e saj si aktore përmban qindra pjesëmarrje në filma dhe programe televizive, ku mund të përmenden filmat “National Velvet”, “Cleopatra”, “Ëho’s affraid of Virgina Ëolf?” etj.
Dalja e saj e parë në ekran shënohet në vitin 1942 ndërsa aktiviteti i saj i fundit profesional shënohet në vitin 2001, vit në të cilin ajo u shkëput përfundimisht nga ekrani dhe puna si aktore. Jeta e saj personale ka qenë e mbushur me momente që kanë lënë gjurmë. 8 martesa, 4 fëmijë dhe një jetë problematike nga përdorimi i alkoolit, kanë qenë shoqëruese të aktores së famshme në vite. Elizabeth Taylor do të mbetet e skalitur në kujtesën filmike të kohërave si një ikonë e kinemasë botërore, si një ndër aktoret më të suksesshme të Epokës së Artë të Hollivudit me talentin, sharmin, forcën e karakterit dhe sytë ngjyrë vjollcë, e cila bëri për vete miliona adhurues anembanë globit.
Marko Simonçeli
Edhe bota e sportit humbi në kampion të madh këtë vit. E kemi fjalën për Marko Simonçelin që kishte filluar të garonte që fëmijë. Në fillimet e tij në motorët e vegjël, rivalin më të fortë kishte dike, që më pas do ta kishte dhe në kategorinë MotoGP, Andrea Doviciozon. Marko Simonceli në vitin 2002 u shpall kampion Europe për kategorinë 125ç, për të kaluar në kampionatin botëror, ku filloi të garonte si pjesë e skuadrës Aprilia në Brno. Fitorja e parë ishte në vitin 2004 në Spanjë, më pas kaloi në kategorinë 250ç në vitin 2006 me Gilerën. Tre sezone dhe në vitin 2008 u shpall kampion bote me 6 fitore, sukses që i dha shansin më pas për të kaluar në kategorinë Moto GP në vitin 2010, ku menjëherë bie në sy për shpejtësinë që tregonte në pistë. Ishte një diplomat në menaxhimin e marrëdhënieve me publikun, ishte i hapur, i qeshur, i drejtpërdrejtë dhe i një disponueshëm me të gjithë. Marko la babain e tij, Paolon, i cili e ndiqte në çdo pistë dhe e ndoqi në çdo hap të karrierës, nënën e tij Rozelën, motrën Martina dhe të fejuarën Kejt, të cilëve u krijoi një boshllëk të madh. Jo vetëm për atë që mund të jepte në pistë, por për të gjithë motoçiklizmin dhe sportin italian. Një personazh interesant, pasardhës i Rosit, të cilin e kishte mik. Si talent dhe shpejtësi ishin të njëjtë. Ishte një person, që nuk u shpreh asnjëherë banal, një njeri i vërtetëm, një djalosh, që do të na lërë të gjithëve në errësirë, pa fjalë…
Osama Bin Laden
2011-a është edhe viti i vdekjes së terroristit më të rrezikshëm të historisë. Sheiku Osama Bin Laden, 54 vjeç, armiku numër një i Perëndimit, ideatori i sulmit të Kullave Binjake ku humbën jetën tremijë persona, dhjetë vjet pas asaj tragjedie u gjet dhe u ekzekutua më 2 maj të këtij viti në Pakistan, vendin më të sigurt dhe djepin e “Al Kaedas. Streha e tij u zbulua, duke ndjekur një lajmëtar që bënte lidhjen e tij me botën e jashtme. Amerikanët vendosën ta hidhnin trupin e Osama-s në det, sepse varret e fanatikëve nuk kanë vend ku të lartësojnë mitin e tij.
Muammar Gheddafi
Muammar Gheddafi u vra më 20 tetor të 2011-s në moshën 69- vjeçare, ndërkohë që përpiqej t’i bënte ballë valës revolucionare të popullit të tij, në Libinë që i kishte kthyer krahët të cilën e kishte mbajtur për 42 vjet nën frerë. Gheddafi, i ngjitur në pushtet në vitin 1969, me një grusht shteti që largoi monarkinë, mishëroi një epokë historike: atë të diktaturës post-koloniale. Me kalimin e viteve, Gheddafi u vetëshpall kolonel. Me të ardhurat e tij u bë mbështetësi i çdo kauze ekstreme. Për dy dekada me radhë armiqtë e tij të betuar ishin Perëndimi dhe kapitalizmi, kundër të cilave në vitet ‘80-‘90 ndërmori sulme të vazhdueshme terroriste. Në fund “libiani i çmendur”, siç e kishte pagëzuar Presidentit egjiptian Sadat, i kishte ulur armët. Pak javë para se të vdiste, me vendin e mbuluar nga flakët dhe kryengritësit, vazhdonte të thoshte: “Populli im është me mua”.
Kim Jong
2011 ka qenë një vit i mbarë për marrjen me vete të diktatorëve, pasi ky vit mori me vete edhe nnjë nga diktatorët më të egër që ka njohur bota si Kim Jong, presidenti i Koresë së Veriut i cili qëndroi në pushtet që prej vitit 1994. 69-vjeçari vdiq pas një ataku kardiak, teksa udhëtonte me tren drejt një zone jashtë kryeqytetit.
Ramiz Alia
Ramiz Alia u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954). Alia ishte një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1984-1990. Gjatë kësaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra të larta në drejtim të PPSH-së, rrjedhimisht edhe të shtetit shqiptar. Detyrat më të rëndësishme kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).
Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit.
Sabri Godo
Viti 2011 mori me vete edhe plakun e urtë të politikës shqiptare. Sabri Godo ishte politikan, shkrimtar dhe skenarist shqiptar. Ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollën e fillore e kreu në Delvinë dhe më pas te mesmen e vazhdoi në Tiranë ku këtë të fundit e la në gjysmë në vitin e tretë ku mori pjesë në Luftën Antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia. Atij iu desh te largohej nga Shqipëria se bashku me nënën e tij sepse përndiqej politikisht. Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën “Hosteni”, ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Në janar të vitit 1991 S. Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Aktualisht është kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.
Leka Zogu I
2011 nuk ka kursyer të marrë me vete edhe një figurë mbretërore, pasi ky vit shënoi edje vdekjen e Leka Zogu I. Leka Zogu I lindi më 5 prill 1939, në Pallatin Mbretëror, Tiranë. Ai ishte djali i vetëm i Mbretit Zogu i dhe mbretëreshës Geraldina. Ne 9 prill 1961, pas vdekjes së Ahmet Zogu, Leka Zogu bën betimin si Mbret i Shqiptarëve në moshën 22 vjeç. Në vitin 1975 Leka Zogu I u martua me Mbretëreshën Suzan. Nga viti 1979, jetoi bashkë me Familjen Mbretërore Shqiptare në Johannesburg, në Afrikën e Jugut. Në vitin 1993, vjen për herë të parë në Tiranë, por detyrohet të largohet të nesërmen, pas ndërhyrjes së autoriteteve të asaj kohe. Në 11 prill 1997, vjen sërish në Shqipëri, duke organizuar vizita, takime e bashkëbisedime në të gjitha rrethet e vendit. Merr pjesë në referendumin e organizuar për formën e regjimit më 29 qershor 1997 dhe më 11 korrik 1997, largohet nga Shqipëria. Rikthehet për të jetuar përgjithmonë në Shqipëri me 28 qershor 2002.
Steve Jobs
Fati deshi që biografia zyrtare e Steve Jobs të publikohej pak javë pas vdekjes së tij (Steve u shua në moshën 56-vjeçare). Një libër ku kishte kontribuar edhe vetë themeluesi i “Apple”, duke ndihmuar autorin (Ëalter Isaacson) të zbulonte anët e tij më pak të ndritshme. Armik i përjetshëm i çdo ortodoksie dhe çdo banaliteti, në fund Steve Jobs na detyroi të gjithëve të shkojmë “përtej gjësë parë që na vjen në mendje”, madje edhe ndaj gjykimit për të. Po ashtu ai nuk lejoi që kundërshtarët e tij në jetë t’ia kalonin (ai ishte “djalli” i softuerit, shfrytëzuesi i punës me kosto të ulët në Kinë etj.): ashtu i vetëm arriti të përmirësonte botën, pa ndrequr fillimisht vetveten, pavarësisht udhëtimeve në Indi, budizmit, meditimit, sëmundjes me qëllimin e vetëm “për të bashkuar të gjitha pikat” dhe për t’i dhënë një kuptim ekzistencës së tij. Kush e ka parë qoftë edhe një herë të vetme të skenë, i veshur me bluzë të zezë, xhinse dhe atlete, kujton një burrë, të cilit i pëlqente ta duartrokisnin dhe ta donin, a thua se ishte njeri i Zotit. Para se të largohej përgjithmonë nga kjo botë, Steve na tha që të mos i besonim askujt, madje as atij vetë: “Të dashurit e mi jeta është e ndërlikuar, madje shumë herë më e ndërlikuar se kompjuterët”.
Amy Winehouse
Ndoshta ai që arriti të kuptonte më mirë ndjesinë e zbrazësisë që la Amy Winehouse pas vdekjes së saj ishte George Michael: “Vetëm duke e dëgjuar Amy-n, bindesha që muzika rok mund të kishte një kult”. Artistja angleze, e fundit e një race që po shkon drejt zhdukjes, vdiq më 23 korrik të këtij viti. Edhe ajo i dha lamtumirën kësaj bote në moshën 27-vjeçare, njësoj si Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison dhe engjëjve të tjerë të muzikës rok, me një talent të jashtëzakonshëm. Sa ishte gjallë asnjë nuk mundi ta zbriste nga ai tren që kishte marrë drejtimin e gabuar. Asnjë nuk mundi t’ia shëronte plagët e depresionit dhe dashurisë që i kishin lënë gjurmë në zemër. Nuk mundën ta shpëtonin as talenti, as suksesi dhe as duartrokitjet e fansave: “Muzika është terapia e vetme që kam në dispozicion për ta kthyer dështimin në fitore”, thoshte ajo. Amy ëndërronte që të këndonte “Body and Soul” me idhullin e saj Tony Bennet. Dueti me të ishte regjistrimi i fundit, testamenti i saj: “Të punoje me të ishte njësoj sikur ndieje një drithërimë të gjatë në trup”, është shprehur ai. Mesa duket, është e njëjta drithërimë që na pushton të gjithëve kur dëgjojmë zërin e saj.