Njerezit qe punojne jane me te lumtur sesa te papunet

Njerezit qe punojne jane me te lumtur sesa te papunet
Arsyet janë mëse evidente; puna siguron mjetet për jetesë, e paraqet edhe ndihmë për të tjerët. Është e tepërt të thuhet se papunësia nuk jep lumturi, por duhet theksuar se ankesat e njerëzve që punojnë se janë të lodhur dhe nuk kanë kohë për t’u argëtuar, duket se janë të pabaza, meqë ata del se, megjithatë, janë më të lumtur. Puna është mënyrë e jetesës, me çka sigurojmë anën ekonomike të jetës, por edhe u ndihmojmë të tjerëve.

Njerëzit që vazhdimisht punojnë diçka, qoftë ajo edhe e parëndësishme, janë më të lumtur sesa ata që nuk bëjnë asgjë, tregon një studim i shkencëtarëve të Universitetit të Çikagos. Arsyet janë mëse evidente; puna siguron mjetet për jetesë, e paraqet edhe ndihmë për të tjerët.

Pjesëmarrësit vullnetarë në studim kanë plotësuar një formular dhe duhej të prisnin 15 minuta para se ta merrnin detyrën tjetër. Ata kishin edhe mundësinë që të ecnin 15 minuta, në vend se të prisnin. Ata që ishin përcaktuar për 15 minuta ecje ishin më të lumtur sesa ata që ishin përcaktuar për 15 minuta pritje.

– Njerëzit kanë energji të pashtershme dhe duam që ta evitojmë gjendjen e padobishme, ka deklaruar Christopher K. Hsee, i cili e ka bërë këtë studim, bashkë me Adelle X. Yang nga Universiteti “Shanghai Jiaotong”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama