Por çfarë i ka ndodhur Njeriut të Pyllit që del përpara gjykatës?
Ai akuzohet se ka shpërndarë rreth 50 fotografi të ish- të dashurës së tij, ku shihen duke bërë seks. Njeriu i pyllit thotë se asgjë nuk është e vërtetë. Dikush ia ka marrë fotot nga kompjuteri dhe i ka shpërndarë. “Këto janë foto të padëmshme, nuk janë as pornografi fëmijësh e as nuk tregojnë ndonjë përdhunim,” thotë ai.
Megjithatë do jetë gjykata që do vendosë. Salla e gjykatës megjithatë u përmbyt nga fansat e Njeriut të Pyllit që donin të bënin foto me idhullin e tyre.