Njeriu me i gjate i botes takon presidentin e Ukraines

Njeriu më i gjatë i botës takon presidentin e Ukrainës
Kjo gjatësi e bën shtetasin e Ukrainës njeriun më të gjatë në botë. Këtë, titull më parë e kishte shtetasi i Tunisit Radhoune Charib, i cili është 17 centimetra më i shkurtër se Stadnik. Njeriu më i gjatë në botë, Leonid Stadnik nga Ukraina, sot për sot është edhe më i gjatë se bariu mongolez Bao Xishun i gjatë 2.36 metra, i lindur më vitin 1951 dhe i martuar me një grua që është një metër e diçka më e shkurtër. “Mëngët e veshjeve të mia, dy vjet të vjetra, janë 30cm më të shkurta nga ç’duhet të jenë” thotë Stadnik. “Gjatësia ime është ndëshkim për mua nga Zoti. Jeta ime nuk ka kuptim në këto përmasa.

Më vjen çudi kur të gjithë njerëzit më vështrojnë vetem mua dhe fillojnë të qeshin me gjatësinë time”. Stadnik jeton në një shtëpi rreth 200 km nga kryeqyteti Kiev. Rritja e pakontrollueshme e Stadnikut, sipas doktorëve ka filluar pasi ai bëri një operacioni në tru qysh në moshën 14-vjeçare. Më parë, gjiganti ukrainas ka punuar si veterinar në një fermë, por u detyrua që të largohet para tri viteve pasi nuk mund të siguronte këpucë në madhësinë e 45 centimetrave. Këtë muaj, më në fund, ai u bë me një palë këpucë të cilat, ia siguroi një biznismen lokal. Ato kushtuan 200 dollarë amerikanë, shifër që ka vlerën e shtatë pensioneve që merrte më parë Stadnik si ndihmë nga shteti i Ukrainës. Stadnik fle në dy shtretër të bashkuar në një shtëpi të vogël fshati. Ai jeton së bashku me nënën e tij Halyna, një grua e divorcuar. Ai peshon 200 kilogramë dhe ka një dhembje kronikale në gjunjë pasi ka thyer këmbën disa herë nga gjatësia. Ai punon në kopshtin e tij, kujdeset për kafshët e shtëpisë, nget biçikletën, provon të luajë ndonjë lloj sporti me fëmijët e fshatit dhe ndihmon fqinjët në punët e tyre. Ai i bën të gjitha këto, sepse siç shprehet dhe vetë, kështu e kanë këshilluar mjekët ukrainas. Një mik i Stadnikut tregon: “Ai është njeri zemërgjerë dhe ka një shpirt të mirë. Shokët e tij po tentojnë të organizojnë një udhëtim për të dhe ta dërgojnë në malet Karpate, për t’i treguar se ka diçka që është më e madhe se ai...”. Kur e pyesin njeriun më të gjatë të botës për t’u martuar, ai qesh dhe përgjigjet: “Eh... kush më merr mua për burrë?”

Beqir SINA : Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama