Njeriu mund te jetoje njemije vjet?!

Njeriu mund te jetoje njemije vjet?!
Një zbulim shokues. Shkencëtari britanik Aubrey de Grey po trazon ujërat e shkencës dhe të gjenetikës. Njeriu mund të jetojë lirshëm deri në njëmijë vjet, mjafton që mjekët t’ia japin mundësinë çdokujt që të jetojë!

Aubrey de Grey është president i një instituti shkencor të dedikuar për kërkimin shkencor në jetëgjatësi. Ai thotë se mjekët e i kanë të gjitha mjetet e nevojshme për të "kuruar" plakjen, duke realizuar eliminimin e sëmundjeve që vijnë si rezultat i kësaj dhe zgjerimin e jetëgjatësisë - pafundësisht. Sipas tij, mjafton që shëndeti i njerëzve të mbahet nën kontroll duke kuruar çdo sëmundje që e prek atë dhe plakja është e eliminueshme.

"Unë po deklaroj se ne kemi shanse 50-50 që brenda 25 viteve të ardhshme ta çojmë plakjen në një nivel vendimtar të kontrollit mjekësor, pra ta mbajmë atë nën kontroll mjekësor”, tha Dr. de Grey gjatë një interviste të bërë pak para mbajtjes së një leksioni në Institutin Mbretëror Britanik të Shkencës.

"Dhe ajo që dua të them është pikërisht lloji i njëjtë i kontrollit mjekësor që kemi kundër sëmundjeve infektive të kohës sonë", shton profesori britanik.

Duke nënkuptuar se nëse mjekët punojnë për kurimin e plakjes së njeriut, ashtu siç punojnë për eliminimin e sëmundjeve ngjitëse, arrijnë ta frenojnë plakjen që shkaktohet nga sëmundje të ndryshme joinfektive. Dr. de Grey thotë se do të vijë një kohë kur njeriu do të vizitojë mjekun për një "mirëmbajtje" të rregullt të trupit të tij.

E ardhmja e afërt, pohon mjeku, përfshinë gjetjen e terapive për qelizat embrionale, përtëritjen e sistemit imunitar dhe një sërë teknikash të tjera të përparuara mjekësore për të ruajtur formën e mirë fizike dhe mendore të njeriut. Ndaj mjeku i njohur britanik pohon se nuk ka asnjë pengesë që njeriu të rrojë njëmijë vjet apo më shumë, mjafton që t’i jepet mundësia përmes mirëmbajtjes fizike të vazhdueshme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama