Astrit Hatellari është personi që në një momenti kyç në historinë e Shqipërisë, ka qenë aktor kryesor, pasi ka vendosur të ndërmarrë një veprim kurajoz.
Është njeriu që 24 vite më parë, në 20 shkurt 1991, i vuri lakun te dora e pasme monumentit të Enver Hoxhës, shkruan “GSH”. 56 vjeçari është një burrë energjik, që flet qetë e nuk shan, edhe pse jeta e ka përballur me llojlloj sfidash. Por sot, në 24vjetorin e aktit të tij, Astrit Hatellari, ka vendosur të dorëzojë në Presidencë medaljen “Pishtar i Demokracisë”, një medalje që i është akorduar 5 vite më parë nga ish-presidenti Bamir Topi.
Motivi është i thjeshtë: kjo nuk ishte Shqipëria që ai e shokët e tij ëndërronin. Shqipëria që po jetojmë sot është ajo e inatit dhe jo e dashurisë, e antivlerave dhe jo e vlerave,e mungesës së shpresës dhe jo e optimizmit, e heronjve të stisur dhe jo e njerëzve të vërtet, shkruan Hatellari në letrën drejtuar Presidentit.