Njeriu qe parashikoi tsunamin ne Japoni

Njeriu qe parashikoi tsunamin ne Japoni
Nje gjeolog japonez kishte parashikuar tsunamin e marsit te shkuar, por askush nuk i kishte kushtuar rendesi. ”Nuk mund te mohojme mundesine qe nje tsunami te ndodhe shume shpejt ne te ardhmen e afert”, parashikonte ne studimin e publikuar ne gusht 2010, eksperti Masanobu Shishikura. ”Kasandra” e re e Japonisë pranonte në studim se e kishte të pamundur të parashikonte datën e saktë kur tragjedia do të ndodhte, por mbetet dyshimi se nëse do të ishin marrë masa shtesë parandaluese, përmasat e tragjedisë mund të ishin reduktuar.

Edhe më interesant fakti që në studimin e gjeologut, flitej me saktësi edhe për zonën ku tsunami do të godiste. Shishikura shkruante se çdo 450-800 vjet pllakat përplasen nën Oqeanin Paqësor, duke bërë që valë gjigante të ngrihen dhe të shkatërrojnë zonat përreth qytetit të Sendait, prefekturën e Mijagit dhe të gjithë Fukushimën.

Në fakt, historianët japonezë kanë arritur të zbulojnë tsunami të tjerë tepër të fuqishëm në të shkuarën. Për herë të fundit, një tsunami si ai i 11 marsit ishte ngritur nga një tërmet në vitet 1300-1600. Ekzistojnë prova të tjera të sakta për një dallgë të tmerrshme që vrau me mijëra njerëz në vitin 899, por studimet flasin edhe për një tjetër tsunami katastrofik 1 500 vjet para lindjes së Krishtit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama