Njezet lideret me te pasur te globit

Njezet lideret me te pasur te globit
Presidenti amerikan nuk klasifikohet ne liste, presidenti i Malit te Zi i 20-ti. Te pasurit dhe te pushtetshmit: Obama dhe super elita e botes. Llogaria bankare e presidentit amerikan eshte perfolur qe kur mori detyren. Por serish, ai nuk mund t’i beje rivalitet lidereve me te pasur te botes. Vitin e kaluar ai fitoi 2-10 milione dollare nga dy librat e tij “Dreams of my fathe” dhe “The audacity of hope”. Joe Biden, zevendespresidenti amerikan duket se ka nje jastek me te holle kur vjen puna tek financat. Astet e tij arrijne nga 155,029 deri ne 675 mije dollare.

Ne dokumentet e bera publike te financave te familjes se pare dhe qeverise regjistrohen dhe 1.4 milione dollaret qe Obama ka marre nga çmimi Nobel. Nga keto dokumente mund te shihet se Obama ka mjaft asete ne burse, fonde per arsimimin e te bijave, llogari bankare dhe letra me vlere. Por serish, presidenti Obama nuk ka arritur te klasifikohet ne listen e lidereve boterore me te pasur ne bote. Ne vendin e pare te kesaj liste qendron mbreti i Tajlandes me 20 miliarde sterlina. Monarku qe ka mbreteruar me gjate ne bote ka lindur ne SHBA dhe eshte arsimuar ne Zvicer. Pasuria e familjes perfshin investime, prona te paluajtshme.

Ai shquhet si ambientalist dhe perdor per makinen vaj palme. Ne vend te dyte eshte sulltani i Bruneit. U be sulltani i 29-te i Bruneit para 40 vitesh duke trasheguar pasurite e nje dinastie 600-vjeçare. Aktualisht eshte kryeminister i vendit te pasur me nafte dhe eshte koleksionist guresh te çmuar. Presidenti i Emirateve te Bashkuara qendron ne vend te trete. Udheheqes trashegimtar i emiratit Abu Dhabi, vendi qe perben nje te dhjeten e rezervave te naftes ne bote. Ai po perpiqet te rikrijoje emiratin si “qender kulturore” te Lindjes se Mesme dhe eshte pro-perendimor.

Mbreti i Arabise Saudite mban vendin e katert ne listen e lidereve me te pasur ne bote. Ai u be mbret qe prej gushtit te vitit 2005. Menjehere pas marrjes se fronit filloi ndertimin e nje qyteti me vlere 26 miliarde dollare ne nder te tij. Ai rrit kuaj arabe. Ka krijuar dy librari ne Arabine Saudite dhe Marok.

Ne vendin e peste qendron kryeministri italian, i cili ka ardhur ne pushtet nga bota e biznesit. Ai ka disa rrjete televizive, revista dhe skuadren e tij te zemres “AC Milan”. Ai konsiderohet nje njeri shume i pasur dhe sulmohet shpeshhere per kete nga kundershtaret e tij politike. Ne liste eshte edhe presidenti i Pakistanit. Ai ka marre nofken “Zoteria 10 perqind” fale akuzave per korrupsion qe i jane bere. Vejani i Benazir Bhutto-s akuzohet nga Byroja Kombetare e pergjegjesise se ka 1.5 miliarde dollare asete jashte vendit. Princi Albert i Monakos eshte gjithnje ne listat e lidereve te pasur. Nje beqar i perjetshem, ai ka trasheguar principaten e vogel pas vdekjes te te atit ne vitin 2005, si dhe pasurine e perbere nga prona te paluajtshme, koleksione arti dhe aksione ne kazinote e Monte Karlos.

Pas gjashte vitesh ne arrest shtepie, sulltani i Omanit, Qaboos rrezoi te atin nga pushteti ne vitin 1970. Filloi modernizimin dhe hapjen e vendit ndaj botes se jashtme. Pasuria e tij sot eshte e lidhur ngushte me naften. Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, i cilesuar me pare si diktatori me i keq i Afrikes ka depozituar rreth gjysme miliardi dollare nga buxheti i shtetit ne llogarite private te familjes ne vitin 2003 per te “luftuar korrupsionin”.  Edhe duke perjashtuar pronat qe jane ne fakt te zoteruara nga shteti siç eshte keshtjella Windsor dhe koleksionet mbreterore te artit, mbreteresha e Anglise mbetet serish nje prej lidereve me te pasur te botes.

1. Mbreti i Tajlandes

Pasuri: 20 miliarde sterlina
Monarku qe ka mbreteruar me gjate ne bote ka lindur ne SHBA dhe eshte arsimuar ne Zvicer. Pasuria e familjes perfshin investime, prona te paluajtshme. Ai shquhet si ambientalist dhe perdor per makinen vaj palme.

2. Sulltani i Bruneit

Pasuria: 13.5 miliarde sterlina
U be sulltani i 29-te i Bruneit para 40 vitesh duke trasheguar pasurite e nje dinastie 600-vjeçare. Aktualisht eshte kryeminister i vendit te pasur me nafte dhe eshte koleksionist guresh te çmuar

3. Khalifa bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve te Bashkuara

Pasuria: 12 miliarde sterlina
Udheheqes trashegimtar i emiratit Abu Dhabi, vendi qe perben nje te dhjeten e rezervave te naftes ne bote. Ai po perpiqet te rikrijoje emiratin si “qender kulturore” te Lindjes se Mesme dhe eshte pro-perendimor.


4. Mbreti i Arabise Saudite

Pasuria: 11.5 miliarde sterlina
Mbret qe prej gushtit te vitit 2005. Menjehere pas marrjes se fronit filloi ndertimin e nje qyteti me vlere 26 miliarde dollare ne nder te tij. Ai rrit kuaj arabe. Ka krijuar dy librari ne Arabine Saudite dhe Marok.

5. Silvio Berlusconi

Pasuria: 6 miliarde sterlina
Kryeministri italian ka ardhur ne pushtet nga bota e biznesit. Ai ka disa rrjete televizive, revista dhe skuadren e tij te zemres “AC Milan”. Ai konsiderohet nje njeri shume i pasur dhe sulmohet shpeshhere per kete nga kundershtaret e tij politike.

6. Hans-Adam II, Princi i Lihtenshtajnit,

Pasuria: 2.5 miliarde sterlina
Ai drejton vendin qe ka emrin e tij. Familja, pasuria e se ciles daton 900 vite me pare, ka koleksionuar vepra arti per kater shekuj. Familja ka ne pronesi 33 piktura te Rubens, numri me i madh i nje koleksioni privat.

7. Emiri i Katarit

Pasuria: 1.4 miliarde sterlina
Pasi rrezoi te atin ne nje grusht shteti jo te pergjakshem ne vitin 1995 u be emiri i Katarit. Ai eshte shume i pasionuar pas sporteve dhe ka krijuar traditen e lojerave “Asian Games” ne shtetin e vogel. Ka themeluar televizionin “Al Jazeera”.

8. Asif Ali Zardari, President i Pakistanit

Pasuria: 1.2 miliarde sterlina
Presidenti ka marre nofken “Zoteria 10 perqind” fale akuzave per korrupsion qe i jane bere. Vejani i Benazir Bhutto-s akuzohet nga Byroja Kombetare e pergjegjesise se ka 1.5 miliarde dollare asete jashte vendit.

9. Princi Albert II i Monakos

Pasuria: 700 milione sterlina
Nje beqar i perjetshem, ai ka trasheguar principaten e vogel pas vdekjes te te atit ne vitin 2005, si dhe pasurine e perbere nga prona te paluajtshme, koleksione arti dhe aksione ne kazinote e Monte Karlos.

9. Sebastian Pinera, Presidenti i Kilit

Pasuria: 700 milione sterlina
Presidenti kilian eshte pergjegjes per prezantimin e kartes se kreditit ne vend. Pinera ka shitur shume prej investimeve te tij kur u be president vitin e kaluar. Ai pranoi te dorezonte stacionin televiziv pas presionit se do kishte konflikt interesash.

11. Sulltani i Omanit

Pasuria: 470 milione sterlina
Pas gjashte vitesh ne arrest shtepie, sulltan Qaboos rrezoi te atin nga pushteti ne vitin 1970. Filloi modernizimin dhe hapjen e vendit ndaj botes se jashtme. Pasuria e tij sot eshte e lidhur ngushte me naften.

12. Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, Presidenti i Guinese Ekuatoriale

Pasuria: 400 milione sterlina
Teodoro Obiang Nguema Mbasogo, i cilesuar me pare si diktatori me i keq i Afrikes ka depozituar rreth gjysme miliardi dollare nga buxheti i shtetit ne llogarite private te familjes ne vitin 2003 per te “luftuar korrupsionin”.

13. Mbreteresha e Britanise se Madhe

Pasuria: 300 milione sterlina
Edhe duke perjashtuar pronat qe jane ne fakt te zoteruara nga shteti siç eshte keshtjella Windsor dhe koleksionet mbreterore te artit, mbreteresha e Anglise mbetet serish nje prej lidereve me te pasur te botes.

14. Emiri i Kuvajtit

Pasuria: 270 milione dollare
U be emir ne vitin 2006 pasi princi aktual nuk mundi te merrte fronin per arsye shendetesore pas vdekjes se emirit te meparshem, sheikut Jaber. Menjehere pas zgjedhjes se tij si emir, rriti rrogen e familjes mbreterore.

15. Mbreteresha Beatrix e Hollandes

Pasuria: 135 milione sterlina
Ajo zoteron me shume pushtet se çdo monark ne fuqi i Evropes. Emeron kryeministrin dhe zevendesin e tij, si dhe nenshkruan per kthimin ne ligj te projektligjeve. Pasuria e familjes perfshin prona, investime dhe vepra arti antike.

16. King Mswati III i Suazilandit

Pasuria: 68 milione sterlina
Monarku i fundme absolut i Afrikes ka marre fronin ne moshen 18- vjeçare. Pasuria e tij buron nga investimet dhe pronat e paluajtshme. Tejet doreleshuar, ai se fundmi ka vendosur te ndertoje nga nje pallat per secilen nga 13 grate e tij.

17. Kevin Rudd, Kryeminister i Australise

Pasuria: 41 milione sterlina
Edhe pse sfondi personal i Rudd eshte ne burokraci, ai shijon nje pasuri te madhe si bashkeshorti i Therese Rein, nje sipermarrese, e cila shiti biznesin e saj te rekrutimit ne vitin 2007 per te shmangur konfliktet e interesit.

18. John Key, Kryeminister i Zelandes se Re

Pasuria: 25 milione sterlina
Kryeministri i Zelandes se Re, John Key ka qene me pare nje bankier mjaft i pasur ndaj, kur hyri ne politike zoteronte nje llogari bankare te majme. Ai ka prona ne Londer, ne Havai e sigurisht ne vendin e tij.

19. Lee Myung-bak, President i Korese se Jugu

Pasuria: 16 milione sterlina
Presidenti i Korese se Jugut, Lee Myung-back vjen nga nje familje shume e varfer dhe ai u rrit ekonomikisht ne kompanine “Hyundai” deri sa u be shef ekzekutiv. Ai doli i pafajshem ndaj akuzave per mashtrim para inaugurimit te tij ne vitin 2008.

20. Milo Djukanovic, Presidenti i Malit te Zi

Pasuria: 10 milione sterlina
eshte e çuditshme qe ne 20 lideret me te pasur te gjithe botes mbare, ku as presidenti amerikan, Barack Obama nuk arriti te klasifikohej renditet presidenti i nje vendi te vogel siç eshte Mali i Zi. Pasuria e tij konsiderohet me prejardhje mjaft misterioze.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama