Për ta njohur mjafton të shfletoni librin, kuruar nga Marco Polo System, titulluar “Albania Veneta – La Serenissima e le sue popolazioni nel cuore dei Balcani” që përshkon historinë e Shqipërisë venedikase, shprehje që u referohet kufijve të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku katër shekujt e pushtimit të Serissima-s, Republikës së San Marco-s kanë lënë një trashëgimi të pasur historike, shpirtërore dhe kulturore.
Është epërsia, fillimisht e territoreve të Shqipërisë së Veriut që bëhen pjesë e Republikës së Venedikut (Durrës më 1392, Shkodër më 1405) për t’i dhënë emrin ” Albania veneta” në qytete, porte dhe pjesë territoresh që në fakt, pas viti 1501, rënies së Durrësit në duart e turqve, janë sot të gjitha pjesë e Malit të Zi. Të vendosura në kufijtë jugorë të sundimit venecian në Adriatik dhe në kontrast me turqit, shumë nga këto qytete do të mbeteshin veneciane deri në rënien e Republikës së San Marco-s më 1797-ën, duke ndarë ekonominë dhe aktivitetet e lidhura me detin dhe tregtinë, duke u bërë madje një “enklavë” në tokën turke, kur më 1699-ën, Republika e Raguzës me territoret e saj kufizuese do t’u lejonte osmanëve një dalje të vogël në det pranë Suttorina-s, vetëm për të krijuar një mburojë mes territoreve të saj dhe atyre të venedikasve në jug. Libri u prezantua dje në Institutin Italian të Kulturës nga Piro Misha dhe Aurel Plasari.