Poligamisti thotë se ishte Zoti ai që i tha në vitin 1970 se duhet të martohet disa herë e të bëhet një shërues. Megjithatë nuk e ka pasur të lehtë. Ligji islamik në Nigeri sugjeron se ai mund të marrë deri në 4 gra. Për këtë arsye, në shtator të vitit 2008, ai u arrestua dhe iu kërkua të divorconte 82 gratë që kishte për momentin, duke mbajtur vetëm 4.
Gratë e tij u mblodhën përpara burgut dhe protestuan. Gjykata e Lartë e liroi më pas për shkak se të gjitha gratë e tij thanë se ishin martuar me dëshirë. Sot, ky guru i pasur jeton me 89 gra, më e reja e të cilave është 19 vjeç dhe më e vjetra 64. Ai ka një shtëpi me 89 dhoma. Nëntë i kanë vdekur dhe 12 janë divorcuar nga ai për shkak se nuk i janë bindur.