Në margjinat e konferencës globale për siguri GLOBSEC, mbajtur në Bratislavë, flitet edhe për Kosovën Edhe pse ka lëvizje pozitive në afrim mes Kosovës dhe disa prej pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë, është joreale të pritet një ndryshim dramatik i pozicionit, thonë në Bratislavë.
Sipas burimeve, Sllovakia nuk ka gjasa ta ndryshojë qëndrimin shpejt, Qiproja dhe Spanja mbeten kundërshtare të palëkundura të Kosovës, ndërsa Rumania dhe Greqia janë më fleksibile. Sidoqoftë, asnjë prej këtyre të dyjave nuk pritet njohje e shpejtë.
Së paku jo këtë vit, sikur që ishte paralajmëruar disa herë nga Qeveria e Kosovës.