Në rrethana të tjera, agjentët e pasurive të paluajtshme preferonin të mos flisnin për ish-pronarët e famshëm, sepse kishin frikë se mos reklamat do të nxisnin kuriozitetin e njerëzve të thjeshtë dhe si pasojë kjo ishte një humbje kohe. Por tani situata është krejt ndryshe. Edhe pse në Nju Jork çmimet e shtëpive nuk janë ulur ashtu si në shumë vende të Shteteve të Bashkuara, ritmi i shitblerjeve është më i ngadaltë se dikur dhe njerëzit kanë frikë se mijëra licencimet e parashikuara në "Wall Street" mund t‘i përkeqësojnë gjërat.
Për shembull, shtëpia e Frenk Sinatras, e cila ndodhet në rrugën 72 përballë "East river", i kishte kaluar në dorëzim mjekut të Sinatras, Denton Cox. Ky i fundit, që nga dita e marrjes e deri më sot, nuk i kishte Tashmë blerja e shtëpive të aktorëve të famshëm hollivudianë është shndërruar në një tendencë. Kudo flitet për oferta, ndërkohë që agjencitë e ndryshme bëjnë mes tyre marrëveshje të arta.
Ish-shtëpia e Sinatras kushton plot 5295 milionë dollarë, ndërsa ish-shtëpia e Walt Disney, 499000 dollarë Nju Jork, në shitje shtëpitë e "Vip"-ave Ja monopolet e pasanikëve bërë asnjëherë ristrukturim. Përfundimi? Ende sot kuzhina është po ajo e viteve ‘60, me mure dhe tavan prej druri, ndërsa letra e dhomës së gjumit, që dikur visheshin muret e shtëpisë, është vjetruar dhe i ka dalë boja. Për ta ristrukturuar nevojiten disa miliona dollarë, përveç 5.2 milionë dollarëve të çmimit të shitjes, një shpenzim që sipas Ann Bialek, agjentit të "Halstead property", do të rezultonte më fitimprurës falë "Sinatra connection". Edhe apartamenti i Bowie, që u shit para dy vitesh nga këngëtarja britanike e rokut, ka mbetur po i njëjti. Për shembull, në banjën personale të Bowie është një hapësirë e madhe e mbushur me pasqyra dhe rubinete ari, ku vishej Ivan
.
Ndërsa në një dhomë tjetër, muret janë të pikturuara me dorë dhe kudo janë vënë rafte të mëdha. Ishte gardëroba e ishmodeles dhe tani, thekson Sonny Thadan, zëvendëspresidenti i një tjetër agjencie të njohur, "Brown Harris Stevens", shërben për të bërë për vete bashkëshortet dhe mikeshat e blerësve të fuqishëm.
Përtej lumit, në "Fort Greene", në zonën e Bruklin, është vënë në shitje një ishkazermë zjarrfikësish e ndërtuar në vitet ‘30 dhe më pas e shndërruar në dy apartamente me garazh. "Për 22 vjet ka qenë shtëpia e prodhimit të një regjisori të famshëm", thotë një punonjës i "Citi Habitats". Kush ishte ky? Nuk është e vështirë ta kuptosh, duke qenë se pikërisht në Bruklin ka xhiruar disa filma. Bëhet fjalë për aktorin dhe regjisorin e famshëm Spike Lee, i cili prej pak muajsh është transferuar disa metra larg prej këtu. Emri i regjisorit shërben për të kërkuar një shifër të majme në këtë zonë periferike: plot 6 milionë dollarë.
Nga Gazeta Shqip