Si të duket se ka reaguar qyteti?
Nga pikëpamja njerëzore Nju Jorku ka reaguar më së miri duke treguar një shpirt të shkëlqyer solidariteti: që kur Sandy u përplas në qytet jam mbytur nga mesazhet e njerëzve që më ofronin ndihmë dhe mbështetje. Kam parë me sytë e mi fqinjët e mi që ndihmonin njëri-tjetrin. Jam shumë krenar për Nju Jorkun dhe mendoj se plagët që ka marrë së fundmi, ato të shkaktuara nga terrorizmi, apo kriza ekonomike i kanë nxjerrë më në pah anën humane të qytetit.
Çfarë u ka mësuar kjo katastrofë natyrore?
Se ideja që jemi padronë të ekzistencës sonë është thjesht një iluzion. Se jemi zogj, gati të fluturojmë në qiell në çdo moment. Dhe se e vetmja përgjigje është ajo të dish të ofrosh dashuri dhe të ndihmosh atë që vuan.
Dhimbja, rreziqet dhe katastrofat janë bërë të zakonshme?
Në përgjithësi gjithmonë kanë qenë, por ne përpiqemi t’i harrojmë.
Pse Nju Jorku e ka këtë kapacitet të reagojë kaq i bashkuar përballë tragjedive?
Sepse vetë ky qytet është unik: është formuar nga burra dhe gra që kanë ardhur këtu për një premtim, duke ndjekur ëndrrën e duke u arratisur nga dhimbja dhe varfëria.
Si i jetove orët e uraganit?
I mbyllur në shtëpi teksa dëgjoja erën që frynte si e çmendur me një forcë që më dukej e çmendur. Po ashtu duke parë se si fluturonin objektet nga dritarja. Për fat të mirë në lagjen time nuk ikën dritat kështu që u vendosa para televizorit për të ndjekur lajmet katastrofike që transmetonin të gjitha kanalet. Ndjeva se sa i pafuqishëm isha përballë kësaj dhe ende jam duke reflektuar për këtë.
Si mendon se reagoi administrata duke nisur nga kryetari Bloomberg?
Bloomberg akoma po paguan pasojat që nuk e lajmëroi qytetin aq sa duhej për stuhinë e fundit të botës: në atë kohë u sulmua dhe u tallën. Mendoj se në këtë rast bëri mirë që vuri alarmin, madje edhe në marrjen e masave ekstreme si mbyllja e metrosë që nga momenti që meteorologët paralajmëruan një katastrofë të tillë. Faktet i dhanë të drejtë dhe mendoj se kushdo të qeveriste gjendet gjithmonë në një situatë shumë të vështirë: edhe pse sido që të përfundojë do të kritikohet. Unë lutem gjithmonë se kushdo që të fitojë zgjedhjet të mos shkurtojë fondet për emergjenca si këto, sepse gjatë fushatës elektorale qarkulluan edhe propozime të tilla. Obama ka reaguar shumë mirë duke treguar sinqeritet për ata që vuajnë e duke u përpjekur të përçojë imazhin e komandantit në detyrë: kjo u vlerësua nga të gjithë, madje edhe nga ata që nuk do të votojnë.
Mendon se uragani do të ketë ndonjë efekt edhe në planin elektoral?
Nuk jam në gjendje të them këtë: e di që për Obamën situata është në rrezik dhe nuk e di nëse kjo sjellje fisnike dhe serioze mund të ketë ndikuar pozitivisht te votuesit. Di që kjo tragjedi e bëri të humbiste disa nga ditët e tij më të rëndësishme në mbyllje të një fushate kaq të rëndësishme.
Cili është imazhi i Nju Jorkut nën uraganin?
Ka dy lloj imazhesh: ato që pash në tv dhe në internet dhe atë që pashë me sytë e mi teksa nxora xhiro qenin tim: lagjen time komplet të shkretë, me pemë të rrëzuara dhe erën që frynte si e çmendur duke marrë me vete çdo objekt që gjente në ajër. Më dukej si një qytet fantazmë nga ata që shihen në filmat horror. Por pashë që ata pak banorë që gjendeshin jashtë komunikonin si të ndihmonin njëri-tjetrin për të dalë nga kjo tragjedi ky realitet përfaqëson shpirtin e vërtetë njujorkez.