Nё letrat amerikane tё kulturёs Ismail Kadare ёshtё emёr i njohur pёr mё shumё se tri dekada. Shqiptarёt nё kёtё kontinent janё kryelartё pёr veprimtarinё letrare tё kёtij shkrimtari tё madh shqiptar. Gazetat dhe revistat mё tё njohura tё Amerikёs kanё shkruar mё shumё pёr krijimtarinё letrare tё Ismail Kadaresё vetёm, se pёr tё gjithё shkrimtarёt ose poetёt shqiptarё sё bashku. Botimet nё mbёshtetje tё ‘Nobelit’ pёr shkrimtarin tonё janё pritur mirё nga shumica e shqiptarёve tё Amerikёs. Fitoren e Çmimit ‘Nobёl’ pёr Paqe tё Nёnёs Terezë nё vitin 1979 e kujtoj si njё prej ditёve mё tё lumtura tё jetёs. Çmimi ‘Nobel’ i Nёnёs Terezë na dha shpresё se edhe shqiptarёt e tjerё mund ta fitojne kёtё Kurorё tepёr tё nderuar.
Pra, Nёna Tereze hyri me kёmbё tё mbarё nё derёn e ‘Nobelit’, sepse disa vjet mё vonё u laurua edhe shqiptaro-amerikani Ferid Murat, pёr zbulimet e tij tё mёdha nё fushёn e mjekёsisё. Pёr pothuajse tri dekada Ismail Kadare ёshtё kandidat serioz pёr Çmimin ‘Nobёl’. Botimet nё mbёshtetje tё ‘Nobelit’ pёr shkrimtarin tonё janё pritur mirё nga shumica e shqiptarёve. Deri nё vitin 1997 nё shtypin amerikan nuk ёshtё botuar asnjё shkrim kundёr Ismail Kadaresё.
Shkrimi i parё kundёr tij u botua nё pranverё tё vitit 1997 nё revistёn amerikane “The Weekly Standard”. Autori Stephen Schwartz nё shkrimin e tij i bёn thirrje Fondacionit ‘Nobel’, qё Ismail Kadaresё tё mos i jepet Çmimi ‘Nobёl’.
Ai kishte shkruar edhe mё pёrpara kundёr tij. Titulli dhe nёntitujt e kёtij shkrimi ishin tepёr tё shёmtuar. Njё pjesё e shqiptarёve tё Amerikёs u shqetёsuan pёr qёndrimin e Stephen Schwartz. Artikulli i zotit Schwartz ishte i dёmshёm pёr kombin dhe kulturёn shqiptare, sepse ishte botuar nё njё revistё prestigjioze amerikane. Pёrveç laureatёve tё ‘Nobelit’ pёr Paqe, pёr fituesit e tjerё nuk flitet shumё. Pas botimit tё kёtij shkrimi bёmё disa pёrpjekje modeste kundёr qёndrimit tё Stephen Schwartz. Dёrguam njё telegram Fondacionit ‘Nobёl’ qё tё mos merret parasysh shkrimi i tij se ato qё kishte thёnё nuk janё tё vёrteta, bile ua theksuam se Ismail Kadare ёshtё i vetmi shkrimtar i madh botёror qё shkruan nё gjuhёn e Nёnёs Tereze. Kёshtu menduam se e mbyllёm kёtё kapitull. Por jo, sepse më 6 Nёntor 1997 Noel Malcolm botoi njё shkrim nё revistёn e madhe letrare amerikane: “The New York Review of Books” kundёr Ismail Kadaresё. Shkrimi i autorit anglez ishte shumё i gjatё. Noel Malcolm kishte bёrё disa krahasime absurde.
Nё paragrafin e parё tё atij shkrimi e cilёsonte Ismail Kadarenё si shkrimtarin mё tё madh tё botёs komuniste pas Solzhenicit, ndёrsa nё paragrafin e dytё e krahasonte me Zhdanovin. U shqetёsova shumё pёr kёtё dhe pёr disa tё dhёna tё tjera, siç ishte pёr shembull botimi i poemёs “Mёsuesit e Atit” (Joseph Visarionovich Stalin) pёrkthyer anglisht. U brengosa sepse ky shkrim mund tё ishte i dёmshёm pёr fitoren e Çmimit ‘Nobёl’. Nuk u durova dhe menjёherё e thirra nё telefon (Ismail Kadarenë) nё Paris dhe i tregova pёr kёto dhe disa vërejtje tё tjera tё Noel Malcolmit. Nuk kisha dёgjuar kurrё pёr poezinё qё i kishte kushtuar Stalinit. E pyeta Kadarenё pёr elegjinё kushtuar Stalinit. Po- tha Kadare, nuk ngurroi fare- Nё atё kohё isha 18 vjeç. U qetёsova menjёherё, sepse mё pёrpara kisha lexuar njё rrёfim intim tё nobelistit Andrei Sakharov, i cili tregonte se nё moshёn e tij tё re kishte menduar se Stalini ёshtё njeriu mё i mirё nё botё. Ndёrsa bisedonim nё telefon shfaqa mendimin pёr ta futur nё gjyq Noel Malcolm.
Ismail Kadare nuk e pёlqeu idenё time pёr njё veprim tё tillё. Zoti Kadare tha se Profesor Noel Malcolm ёshtё mik i madh i Kosovёs dhe padia gjyqёsore do tё ishte e dёmshme pёr shqiptarёt. Njё akt i tillё mund tё dёmtojё qёndrimin e Profesorit Malcolm pёr Kosovёn. U gёzova shumё pёr qёndrimin atdhetar e fisnik tё shkrimtarit tonё. Atёherё ramё dakord pёr njё replikё nё revistёn “The New York Review of Books”. Natyrisht se kёtё çёshtje e kishte biseduar me Claude Durand tё Shtёpisё Botuese “Fayard” dhe agjentin amerikan tё librave Andreë Wylie, me tё cilin isha takuar disa herё nё New York, sipas sugjerimeve tё Kadaresё. Zoti Wylie e adhuronte shumё krijimtarinё letrare tё Kadaresё. Bile mё kujtohet nё njё rast kur tha se Kadare ёshtё tepёr i thellё nё mendime dhe lexuesit e rёndomtё amerikanё nuk gёzojnё shumё nga shkrimet e tij.
Europianёt janё mё tё sofistikuar dhe i kuptojnё mё lehtё veprat letrare tё Kadaresё. Shtёpia Botuese “Arcade” e New York-ut vazhdonte pёrkthimin dhe botimin e veprave tё kёtij autori gjigant shqiptar. Me pronarёt e kёsaj Shtёpie Botuese kisha lidhje tё vazhdueshme. Shumё librari tё Kosovёs kёrkonin veprat e Kadaresё dhe pёr disa vjet mund tё kem dёrguar mijёra kopje nё Prishtinё pёr shumё lexues tё huaj dhe pёr shqiptarё. Pas vdekjes se Richard Seaver, pronar i “Arcade” Publishing, u ndёrpre totalisht veprimtaria botuese e kёsaj shtёpie. Richard dhe Janet Seaver ishin entuziastё se Isamil Kadare njё ditё do tё fitonte Çmimin ‘Nobёl’. Disa autorё tё cilёt i kishin botuar ata kishin fituar kёtё Çmim.
Nё bashkёpunim me “Arcade” Publishing dhe me Misionin e Shqipёrisё nё Kombet e Bashkuara organizuam promovimin e “Piramidёs” nё njё prej lokaleve mё luksoze tё New York-ut, ku morёn pjesё personalitete tё larta tё kulturёs dhe diplomacisё botёrore nё OKB.
Ndёrkohё prisnim me padurim replikёn e Kadaresё nё “The New York Review of Books”, e cila u botua mё 15 janar 1998. U gёzova shumё pёr kёtё botim! Prej ngazёllimit nuk e lexova me vёmendje. I telefonova qё ёshtё botuar, por iu luta qё tё mё jepte kohё ta lexoja edhe njёherё dhe pёrsёri do t’i bёja telefon. Pasi e lexova me kujdes pёr tё dytёn herё e kuptova se replika e Kadaresё kishte qenё e shkёlqyeshme. Nё tё njёjtin edicion ishte botuar edhe kundёrpёrgjigjja e Noel Malcolm. Kadare e kishte goditur aq rёndё profesorin anglez, sa qё iu luta tekstualisht me kёto fjalё: “Mos i bie ma”.
Reagova si njё refer nё ndeshje boksit. Pёrgjigjja e Kadaresё ishte shumё e kulturuar dhe argumentet ishin tё qёlluara. Shihej qartё nga kundёrpёrgjigjja se Profesori Malcom ishte penduar dhe tregonte keqardhje pёr kёtё shkrim. Menjёherё e kuptova keqardhjen e Noel Malcolmit dhe indirekt kёrkonte falje. Pёr kёtё arsye iu luta Kadaresё tё mos e godiste mё. Natyrisht se gjuha ndryshon nё momentet e ngazёllimit. Me tё vërtetё ishte njё shprehje tipike shqiptarçe e Malёsisё sё Madhe “mos i bie ma”. Nё Kosovё thonё “mos i mёsho ma”, nё jug “mos e qёllo mё”, “mos e godit mё”, e kёshtu me radhё.
Me rastin e 100-vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё ky titan i Letёrsisё Shqiptare dhe Botёrore meriton pёrpjekje dhe pёrkushtim tё veçantё gjithkombёtar pёr t’iu dhanё Çmimi i Merituar ‘Nobёl’ pёr Letёrsi.
(shkrimi është botuar së pari në gazetën Dielli në New York)