“Optika kuantike” lejon eksplorimin dhe manipulimin e dritës dhe materies në nivelin më themelor. Puna e tyre merret me fotonet dhe jonet, njësitë themelore të dritës dhe të materies.
Arritjet e tyre mund të çojnë në mënyra më të avancuara të komunikimit dhe të llogaritjes. Në njoftimin e Nobel-it thuhet se çmimi u jepet për: “metodat e rëndësishme eksperimentale që mundësojnë matjen dhe manipulimin e sistemeve kuantike individuale. Të punoje me dritën dhe materien në këtë nivel do ishte e pamendueshme përpara se ata të dy të gjenin zgjidhjen për të marrë, manipuluar dhe më pas matur në mënyrë individuale fotonet dhe jonet”. Çmimet Nobel janë dhënë çdo vit që nga viti 1901, duke mbuluar fushat e mjekësisë, fizikës, kimisë,letërsisë, paqes dhe ekonomisë.