Novelisti francez, Patrik Modiano, është fituesi i çmimit Nobel këtë vit në letërsi. Në arsyetimin e Akademisë së Nobelit gjatë dhënies së çmimit prestigjioz për shkrimtarin 69-vjeçar thuhet se ky vlerësim shkon “për artin e kujtesës me të cilin ka evokuar edhe fatet njerëzore më pak fisnike". Modiano është shkrimtari i 15-të francez që vlerësohet me këtë çmim për veprimtarinë e tij letrare, e fokusuar më së shumti për fatet e hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimin e Francës nga Gjermania.
Romanin e tij të parë "La Place de L`etoile", Modiano e botoi në vitin 1968. Ndonëse nuk pati një variant në anglisht, kjo vepër i dha emër një prej shkrimtarëve më pak të dëgjuar që rritej dita-ditës. Ai është cilësuar nga akademia suedeze si "Marsel Prusti i kohës sonë". Në të shkuarën, ai është vlerësuar edhe me një sërë çmimesh të tjera. Kështu novela e tij “Missing Prson” fitoi çmimin në letërsinë franceze “Prix Goncourt” në vitin 1978. Ndërsa në 2012 ai u vlerësua nga letërsia evropiane me çmimin “Austrian State Prize”.
Ndër librat e tij më të njohur dhe të botuar në anglisht janë "I zhdukuri" dhe "Jashtë errësirës", vepra me të cilat ai fitoi popullaritet jashtë Francës. E konvertuar në para, vlera e secilit Nobel për këtë vit do të jetë 900 mijë euro, të cilat do t’u jepen fituesve në një ceremoni të veçantë më 10 dhjetor, data e vdekjes së Alfred Nobelit, shpikësit të dinamitit dhe krijuesit të çmimit me të njëjtin emër. Edhe këtë vit, kandidati historik shqiptar Ismail Kadare ka dalë duarbosh, ndonëse ashtu siç vit ishte në mesin e pretendentëve kryesorë.