Edhe këtë vit shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare nuk ka mundur të jetë fituesi i çmimit Nobel 2014 për letërsinë. Komiteti i Nobel i ka dhënë çmimin autorit francez Patrick Modiano. Sipas Komitetit vlerësues çmimi Nobel i është dhënë autorit francez pasi "për artin e kujtesës si dhe shkrimet e tij për fatin e njeriut në pushtimin nazist ". Çmimi ka një vlerë prej 691.000 dollarë.Fituesit e mëparshëm përfshijnë gjigantët e letërsisë si Rudyard Kipling, Toni Morrison dhe Ernest Hemingway. Gjithsej 111 persona kanë fituar Çmimin Nobel në Letërsi midis 1901 dhe 2014. Fituesi i vitit të kaluar ishte autor kanadeze Alice Munro.