Nobelisti Orhan Pamuk dhe kompleksi yne

Nobelisti Orhan Pamuk dhe kompleksi yne
Ka ikur menjehere koha me shkrimtarin Nobelist turk, Orhan Pamuk. Nje vizite e programuar qe ka ndalur me se shumti ne stacionet fikse te protokollit tone shteteror: Kryeministri, Presidenti, Kryetarja e Kuvendit Popullor...fjala ne Parlament dhe fare pak takime te tjera duket se ka marre ate pjesen tjeter, qe mezi e kane pritur personalitete te ndryshem te letrave shqipe.

Eshte nje fat, qe botuesja e tij, Znj. Flutura Açka e shtepise Botuese “Skanderbeg” ndermori nje te tille hap, i cili duhet thene se eshte i rralle nga botuesit shqiptare dhe nje ngjarje per t’u shenuar ne kalendaret historike shqiptare, kushtuar vizites se personaliteteve te tilla. Por, duket se ai u sfumua krejtesisht nga mungesa e nje protokolli tone nderimi, ku ai do mund te realizonte viziten e tij, por edhe te bashkebisedonte me njerez te letrave shqipe. Ne nje ceremoni, ku u nderua me titullin e “Doctor Honoris Causa” per “kontributin ne fushen e letrave, te emancipimit shoqeror dhe te dialogut mes qyteterimeve”, ai do te fliste i çliret me pak fjale dhe diçka me shume per parlamentaret shqiptare per Pamukun e vertete. Kjo ka qene shume pak. Dy perfaqesues te Universitetit te Tiranes, profesoret Ymer Çiraku dhe Shaban Sinani, folen per shkrimtarin “qytetar te botes qe krijon ura lidhese mes Lindjes dhe Perendimit”, kurse ne takimin ne Kuvendin Popullor do te ishte rralla e Zija Çeles, Agron Tufes dhe Arjan Lekes, qe te nderonin artistin.

Ne fund, perpos ndjenjes qe shkrimtari, i njohur per kurajen e tij, ka lene ne Shqiperi ka qene edhe ndjenja reale e zhgenjimit te thelle. Duke mos pasur me nje shtepi te artisteve ose te themi nje organizem te tille ka qene e pamundur qe Nobelisti Pamuk te perballej me pritshmerine dhe te ndante shoqerine me familjen e tij te shkrimtareve shqiptare. Ai, vete, duket ka qene krejt i mikluar nga protokolli dhe i eshte kenaqur Shqiperise ndryshe teksa, per here te pare ne karrieren e tij ka arritur te flase edhe nje Parlament.

Nese do te themi qe i eshte bere respekti nje shkrimtari te tille, duhet te pergjigjemi se ai i eshte bere krejtesisht, mbase rralle, duhet t’i jete i bere nje i tille i ngjashem ne ndonje vend tjeter ne historine e jetes se tij. Edhe njehere Flutura Açkes duhet t’i njihet respekti per percjelljen me nder te njerit prej njerezve te saj. Themi njerezit e saj sepse ky eshte nje nga Nobelistet, qe ajo ka sjelle ne shqip dhe madje fare afer kohes se Çmimit te tij, qe ka treguar jo vetem nje nuhatje te mire per letersine e kohes, por edhe guxim te pjekur.

Por, nese do te merremi me shkrimtaret dhe njerezit e letrave shqiptare atehere do te themi se ka qene i manget nga dy ane. Jo vetem qe shkrimtari nuk ka qene pjese e nje aktiviteti te nivelit te tij, ku te perballesh me nje tematike me thelbin ne vepren e tij dhe te letersia shqipe, por ai ka qene gati i paprekshem per ta per shkak edhe te tollovise se tyre te zakonshme dhe prej perçarjes se madhe qe ata kane. Tashti, qe ai s’eshte me ne Shqiperi mund te gjenden shume fjale, por fakti qe personalitete te tilla vine rralle, eshte pak si luks per Shqiperine, qe ngjarje te tilla kalojne ne kete menyre.

“Duhet te kisha ardhur me pare, sepse edhe une kam gjak shqiptar nga gjyshja ime, nga ana e nenes”, ka thene nje moment, ndersa botuesja Açka ka bere çmos, qe ai te vizitonte qytetin e Beratit, nje enderr te kahershme te tij. “Jam teper i lumtur dhe i emocionuar qe ndodhem mes jush. Jam i lumtur nga pritja e ngrohte qe po me beni. Une e kam pritur me padurim ardhjen ne qytetin tuaj te bukur te Beratit. Viziten ne qytetin e Beratit e kam pritur si nje femije kur do te shikoje nje film te bukur, nje shfaqje cirku te bukur, keshtu me nje padurim te tille e kam pritur ardhjen time ne Berat”, ka thene ai ne fund.

Gjithsesi, ky protokoll ‘i plote’ s’ka mundur te pershfaqe Pamukun e plote dhe ate qe kishte nevoje publiku shqiptar. Nje verejtje i takon me se shumti ministrit te Kultures. Z. Ferdinand Xhaferri, qe tashme gjendet kudo pas Berishes, ne vend, ku ai te tregonte sesa i vlen ne kete vend nje menaxhim i drejte i çdo ngjarje te artit- ne vend te riperseritjes ose te faktit te futjes se turinjve te politikes ne çdo skaj te jetes sone.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama