Portieri më i mirë në botë, Manuel Nojer, ndihet krenar që zgjodhi të braktisë Shalken për të arritur suksese të mëdha. Gjatë një interviste për "Kicker", gardiani i Bajernit kritikon fansat e Shalkes, vlerëson rekordmenët, si dhe kërcënon Atletiko Madridin. "Në pesë vite me Bajernin kam arritur gjithç- ka. Këtë sukses nuk do ta kisha parë në ëndërr po të isha te Shalke. Vërshëllimat e tifozëve në atë kohë e kanë marrë përgjigjen. Qëllimi im i ardhshëm është të përmbush kontratën dhe, më pas, do vendos në varësi të gjendjes shëndetësore", u shpreh Nojer për të ardhmen duke shtuar për ndeshjen ndaj Atletikos ditën e mërkurë,-
"Ne e kemi mësuar nga trajneri si të luajmë përballë një ekipi të fortifikuar në mbrojtje apo në një stadium si 'Kalderon'. Do të jemi të përgatitur për çdo detaj. Është gjysmëfinalja ime e gjashtë radhazi në Champions dhe kjo tregon se kam eksperiencën e duhur për të shkuar të paktën në finale", deklaroi Nojer.