Atyre që mund t’u pëlqejë ky celular, mund të pyesin për detajet si ËiFi, sepse në rradhë të parë bëhet fjalë për dizajnin dhe prestigjin, derisa mundësitë për blerjen e tij, janë të rëndësisë dytësore. Megjithatë ne, dëshirojmë të dimë se çfarë vjen nga kjo risi e paisjes më të fundit. Përgjigjja, natyrisht është, asgjë e veçantë: risitë në të janë EDGE e HSDPA dhe lidhja WiFi, ekrani OLED QVGA, dhe të gjitha këto në pjesën përbërëse të zgjatur me tastierë e cila duket jashtëzakonisht jopraktike. Mirëpo ky është çmimi i të veçantës. Çmimi është shumë më i madh sesa ne mund të na e mbajë xhepi, dhe pajisja do të jetë shitje gjatë muajit tetor të këtij viti.