Nokia e dyta ne bote pas Samsungut

'Nokia' e dyta ne bote pas 'Samsungut'
“Nokia” finlandeze edhe më tej është e dyta sipas madhësisë së prodhuesit të telefonave celular në korniza globale. Këtë e tregojnë të dhënat më të reja që i zbardhi kompania për analizë “Gartner”. Sipas “Gartner”-it, ekzistojnë dy mënyra që të përshkruhet tregu botërore i telefonave celular, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Në rast se llogaritet shitja totale e të gjitha modeleve, si smart-telefonat ashtu edhe modelet tjera, “Nokia” edhe më tej është e dyta në listë, pas “Samsungut” korean.

“Nokia” ka 19,2 për qind të tregut botërore, ose 82 milionë njësi shitëse. Kjo është përafërsisht gjysma nga niveli i shitjes të cilin “Nokia” e arriri në ditët e saja më të mira. “Samsung” prek deri në 22,9 për qind nga tregu botëror dhe ka shitur 98 milionë telefona celular.

“iPhone”-i ka vetëm 5,5 për qind nga tregu botëror të telefonave celular. Pastaj vijon grupi i prodhuesve prej 2 deri në 4 për qind nga tregu botëror. “Soni” japonez është në grupin e “të tjerët”, por ky ish-partner i “Eriksonit” suedez zakonisht ka 1,5 për qind nga tregu botëror.

Mënyrë tjetër që të përshkruhet tregu i telefonave celular është që të tregohet vetëm shitja e smart-telefonave. Ato janë vazhdimisht në rritje dhe në to aktualisht bie 40 për qind nga shitja e përgjithshme e telefonave celular. Në këtë pjesë më e fuqishme është lufta midis “Apple” dhe familjes-Android.

Sipas “Gartner”, transmeton radioja suedeze, shitja e përgjithshme e telefonave celular në botë shënoi ulje në dy tremujoret me radhë. Gjatë tremujorit të tretë vjetor ulja arrin tre për qind, ose gjithsej 428 milionë telefona, krahasuar me tremujorin e njëjtë në vitin 2011.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama