Mbremjeve perkulem ne aromera te atheta
te zhurmave ne fjetje,
hapash te gjate e te lodhur udhesh te largeta
ku hena derdhet me etje.
Jam vetem sot,
pa zerin tend qe rrjedh trupit tim
dhe sot, po sot, po vetem sot
nuk ndiej me zemerim.
Mendoj tek capitem ngadale,
"C'rresht ishte? C'fjale?
C'embelsi te rralle
paskesh pasur
te rrezoje muret e mia
e te hapem, hapem,
hapet
endjesh, bardhesia?"
Nuk di.
Nuk njoh.
Nuk dua te kuptoj.
Nuk dua vec...
te harroj.
Se gishta si ato
kurre s'kisha pare
zemren te ta krehin
radhe me radhe,
te te puthin shpirtin,
buze si ato
s'kisha ndjere...
Dehje si ajo
s'me kish ndodhur tjeter here.
Kur i hapa syte
ne tjeter mengjes
u pashe pa hene,
pa diell.
Ne qiell
nje drite e eger
qe derdhesh se largu
ne drejtimin tim...
Une merrja lulet e fundit kujtim.
Me puthi gisht me gisht,
me ndjeu eren,
me dehje adhurimi me pushtoi...
bute...
si puhia e detit
qe mbaron ne ag
reshti, mbaroi.
Mbremjeve perkulem ne aromera te atheta
te zhurmave ne fjetje.
Pengje shpirtrash mbaj me vete.
Mes hapash te gjate
te lodhur udhesh te bardha
ku hena derdhet me etje,
leviz perqafimesh te reja
pa vete.