Notat e France Football kush ishte me i miri per Shqiperine

Notat e France Football, kush ishte më i miri për Shqipërinë

Revista prestigjiozë "France Football" ka dhënë vlerësimet e saj për ndeshjen e djeshme të kuqezinjve mes Rumaninë, duke ndarë edhe notat për lojtarët shqiptarë.

35776ED300000578-3649507-image-a-147_1466370427098 (1)

Ndonëse UEFA zgjodhi si "njeriun e ndeshjes" mbrojtësin Arlind Ajeti, sipas revistës prestigjioze franceze, këtë çmim do ta kishte merituar mesfushori Ledian Memushaj, i cili ka marrë notën 7 dhe nofkën "hiperaktivi".

"Mesfushori i Peskarës ishte njeriu i mbrëmjes. Me një intensitet të palodhur në mesfushë, ai ka prishur gjithmonë organizimin e lojës rumune. Përveç rolit të tij mbrojtës, ai avancoi pak nga pak në terrenin e lojës, për t'i mundësuar Shqipërisë që të siguronte avantazhin vendimtar. Pas një rivënie anësore në krahun e djathtë, Memushaj dërgoi një harkim perfekt për kokën e Sadikut. Dalja e rrezikshme e Tatarusanu nuk mund të fshehë saktësinë e tij në këtë aksion vendimtar", ishte përshkrimi për mesfushorin e kuqezinjve.

13467298_1199807146705283_24713023_o

Ja edhe notat e tjera të futbollistëve shqiptarë:

Berisha 5

Hysaj 6

Ajeti 5

Mavraj 5

Agolli 5

Basha 6

Abrashi 6

Lila 6

Lenjani 5

Sadiku 6



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama